Compare Listings

Aty ku nis rrugëtimi i familjes!

Pershkrimi

Projekti: Kompleksi rezidencial “Univers City”

Vendndodhja: Rruga “Gryka e Kaçanikut”, Laknas, pranë QTU-së

 

Univers City, është kompleksi rezidencial multifunksional më i ri në Tiranë, me infrastrukturë dhe organizim komunitar bashkëkohor, duke përmbushur në këtë mënyrë të gjitha nevojat dhe mundësitë për këdo që zgjedh të jetojë, punojë dhe zhvillojë biznesin e tij.

Vendndodhja me akses të lehtë për kudo: 2 minuta larg QTU, 4 minuta larg “Spitalit Ushtarak”, 10 minuta larg nga Sheshi “Skënderbej”.

 

Univers City, një qytezë brenda një qyteti, pasi përfshin:

  • Kopsht publik pranë parkut qëndror të kompleksit
  • Shkollë publike fillore dhe 9-vjeçare
  • Qendër shëndetësore publike në funksion të komunitetit
  • 14,500 m2 sipërfaqe rekreative për argëtim
  • 3 kënde sportive
  • Park lojërash gjigant në mes të kompleksit
  • 10,500 m2 sipërfaqe e gjelbëruar për shëtitje dhe eksplorim

Apartamente të tipologjive të ndryshme me sipërfaqe të përshtatura për çdo mundësi dhe familje:

  • 1+1 me sipërfaqe ~ 52 – 56 m²
  • 2+1 me sipërfaqe ~ 82 – 86 m²
  • 3+1 me sipërfaqe ~ 110 m²

Çdo gjë e arritshme duke filluar nga 99€!

Kompleksi ofron standarde të larta ndërtimi: fasadë e jashtme me sistem kapot, izolim akustik, tarraca me termoizolim, sistem i testuar me struktura antisizmike, barrierë fizike për zhurmat, mundësi përzgjedhjeje të rifiniturave dhe personalizim të pronës, infrastrukturë rrugore e mirë-organizuar.

Univers City është një komunitet rezidencial i cili ofron atmosferën, sigurinë, qetësinë, lehtësitë e një qyteti të vogël dhe komoditetin, të gjitha të kombinuara me çmime konkurruese.

Gjithçka është mirë, kur jetoni në Univers City!

Për më shumë informacion klikoni në:  https://universcity.al/

Detaje për Projektin

• Statusi:Në zhvillim
• Sipërfaqja: 11, 809 m²

Video

ABONOHU PËR TË REJAT

Subscribe and never miss out on the latest news and offers