Politikat e privatësisë së Balfin Real Estate & Hospitality

Balfin Real Estate & Hospitality, të cilën më tej në tekst mund ta ndeshni thjesht  si (Ne) e konsideron privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave të klientëve tanë, si ato të korporatave dhe ato personale, të një rëndësie shumë të madhe. Për këtë ne marrim vazhdimisht masa të rrepta në kompaninë tonë për të mbrojtur sigurinë dhe integritetin e të gjithë informacionit.

Ligji kërkon që ne të ndërmarrim hapa specifikë në lidhje me përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Që ju të ndiheni të sigurt për të ndarë me ne informacionin personal, kur komunikoni me ne dhe përdorni shërbimet tona, më poshtë do të gjeni të nënvizuara praktikat tona në lidhje me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave personale. Kjo politikë (së bashku me kushtet tona të përdorimit dhe çdo dokument tjetër të përmendur në të) përcaktojnë bazën mbi të cilën ne do të mbledhim, përdorim dhe përpunojmë të dhënat tuaja personale. Ju lutemi, lexojeni me kujdes Politikën e Privatësisë për të qenë të qartë mbi atë se si ne i trajtojmë të dhënat tuaja personale. Ju lutemi kontrolloni  herë pas here këtë faqe  pasi Politikat e Privatësisë mund të përditësohen/ndryshohen.

Informacioni që ne mund të mbledhim prej jush:

Ne mund të mbledhim dhe të përpunojmë informacion rreth jush për:

  • informacionin që ju jepni duke plotësuar formularët në faqen tonë të internetit dhe informacionin e dhënë në mënyrë fizike ose me çdo mjet tjetër duke dhënë:  emrin tuaj; adresën e emailit; interesat; preferencat e marketingut dhe numrin e telefonit; Ky informacion mund të jepet kur jeni duke regjistruar të dhëna të caktuara, duke bërë transaksione me ne, duke u abonuar në shërbimet tona, në Newsletter ose kur kërkoni informacion;
  • korrespondencë ose kontakte të tjera që mund të keni me ne;
  • detajet e vizitave tuaja në faqen tonë të internetit, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, të dhënat e trafikut, hyrja në faqe ose të dhëna të tjera të komunikimit dhe burimet që ju aksesoni.

Informacioni që ju jepni do të përdoret për përpunimin e transaksioneve, por mund të përdoret gjithashtu për përpunimin e brendshëm të të dhënave, të tilla si përpilimi i informacionit statistikor në lidhje me interesat tuaja dhe përdorimi i faqes së  www.balfinrealestate.al

Si një shërbim për ju, ne mund ta përdorim gjithashtu këtë informacion për të personalizuar përmbajtjen që ofrojmë në www.balfinrealestate.al

Kontakt

Nëse keni pyetje në lidhje me përdorimin dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju lutem na kontaktoni në info@balfinrealestate.al