Green Coast and
Residences

Slide Green Coast Resort and Residences është i pozicionuar në një nga plazhet më të bukur të rivierës shqiptare, në zonën e Palasës.


Shtrirë në një sipërfaqe prej 20 hektarësh, Green Coast është i përbërë nga 3 komponentë:
pjesa rezidenciale me vilat e tipologjive të ndryshme, një hotel me 5 yje, si dhe një shëtitore me njësi biznesi buzë detit.

Me një histori që nga koha e Jul Çezarit dhe kulturë të hershme, zona trashëgon mikpritjen, bujarinë, kuzhinën tipike mesdhetare si vlera të çmuara të Shqipërisë. Green Coast është i përbërë nga tre seksione:
• Pjesa rezidenciale, me vila elitare, vila individuale, vila twin dhe vila 4 familjare;

• Shëtitorja buzë detit e cila funksionon si qendër argëtimi e biznesi;

• Hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të njohura botërore

VILAT INDIVIDUALE

VILA E MËDHA INDIVIDUALE

Vilat individuale janë të pozicionuara në 3 rreshtat e parë të Green Coast duke qenë në të njëjtën kohë pranë detit dhe mjaftueshëm larg plazhit, për të krijuar një vendstrehim më intim për ata që vlerësojnë më shumë privatësinë. Çdo vilë ka hapësirën e saj të parkimit.

Sipërfaqja totale: 177m²
Numri i kateve: 2
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, Kuzhinë, Ambjent ngrënieje, 1 tualet, Lavanderi
Kati i parë: 2 dhoma gjumi, 1 tualet, ballkon

VILA TË VOGLA INDIVIDUALE

Të pozicionuara në rreshtin e dytë dhe të tretë të Green Coast, Vilat e Vogla Individuale shijojnë qetësinë e zonës përreth dhe pamjet e bukura panoramike të detit dhe malit.

Sipërfaqja totale: 140m²
Numri i kateve: 2
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrënieje, 1 tualet
Kati i parë: 2 dhoma gjumi, 1 tualet, ballkon.

VILAT ELITE DELUXE

Vilat Elite Deluxe janë të pozicionuara në vijën e parë të Green Coast, vetëm pak metra larg plazhit. Projekti i vilës përfshin një pishinë private dhe një vend parkimi të dedikuar.

Sipërfaqja totale: 466m²-540m²
Numri i kateve: 2
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrënieje, 1 tualet, 2 dhoma gjumi, ballkon, verandë, lavanderi
Kati i parë: 3 Dhoma gjumi, 3 Tualete, Studio, Ballkon, Verandë

VILAT BINJAKE

VILAT E MËDHA BINJAKE

Të pozicionuara në qendër të Green Coast, në linja të ndryshme ndërtimi, këto vila ofrojnë një pamje të mrekullueshme të detit dhe malit dhe janë një zgjedhje interesante për të maksimizuar sipërfaqen dhe për të ruajtur privatësinë. Projekti i vilës përfshin një vend parkimi të dedikuar.

Sipërfaqja totale: 148m²-150m²
Numri i kateve: 2
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 1 tualet, verande
Kati i parë: 2 Dhoma gjumi, 1 Tualet, Ballkon, Verandë

VILA TË VOGLA BINJAKE

Vilat e Vogla Binjake janë të pozicionuara në qendër të Green Coast, në linja të ndryshme ndërtimi. Ata kanë një pamje të mrekullueshme si nga deti ashtu edhe nga mali dhe janë një zgjedhje interesante për të maksimizuar sipërfaqen dhe për të ruajtur privatësinë. Projekti i vilës përfshin një vend parkimi të dedikuar.

Sipërfaqja totale: 148m²-150m²
Numri i kateve: 2
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 1 tualet, verandë
Kati i pare: 2 Dhoma gjumi, 1 Tualet, Ballkon, Verandë

4 VILA FAMILJARE

4 Vilat Familjare në Green Coast janë ndërtuar në stilin unik të vilave me arkitekturë moderne, një kopsht privat, me pamje nga deti, që garanton privatësi të plotë dhe qetësi maksimale. Ato janë të pozicionuara në disa linja konstruksioni, duke ju dhënë zgjedhje të ndryshme.

4-VILË FAMILJARE 1

Sipërfaqja totale: 97m²
Numri i kateve: 1
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, verandë

4-VILË FAMILJARE 2

Sipërfaqja totale: 74m²
Numri i kateve: 1
Kati përdhe: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 1 dhomë gjumi, 1 tualet, verandë.

4-VILË FAMILJARE 3

Sipërfaqja totale: 111 m²
Numri i kateve: 1
Kati i parë: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, ballkon

4-VILË FAMILJARE 4

Sipërfaqja totale: 84m²
Numri i kateve: 1
Kati i parë: Ambjent ndenjeje, kuzhinë, ambjent ngrenieje, 2 dhoma gjumi, 1 tualet, ballkon

Vilat Elite Deluxe

Vilat Binjake

4 Vila Familjare