Niveli i Cmimit From to

Compare Listings

Shërbimet e Balfin Real Estate përfshijnë:

  • Shitje të hapësirave rezidenciale dhe tregtare
  • Shitje të hapësirave të patundshme me destinacion turistik
  • Menaxhim prone
  • Menaxhimi i marketingut për projektet e pasurive të patundshme

Balfin Real Estate ka selinë në Tiranë dhe është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe një ndër grupet më të fuqishme në rajon.

FOTO Additional Benef its

Shërbime Shitje

Ajo që e diferencon Balfin Real Estate në treg, është ekspertiza që ofron në shitjen dhe ri-shitjen e pronave tuaja. Për ju që jeni në kërkim të blerjes së një prone ose ju që doni të shisni pronën tuaj, ju garantojmë që me ne, do të përmbushni qëllimin tuaj me çmimin më optimal dhe në kohën e duhur. Skuadra jonë profesioniste është e dedikuar për të ofruar për ju shërbim me cilësi të lartë dhe standarde të pakrahasueshme në treg, duke punuar me pasion dhe përkushtim maksimal. Ekspertët tanë do të jenë udhërrëfyesit tuaj, duke punuar me profesionalizëm të lartë gjatë të gjithë procesit, deri në finalizimin me sukses të tij.

Me një portofol aktual prej rreth 250.000.000 Euro, me prona të përzgjedhura në Tiranë dhe jashtë saj, me një databazë të gjerë klientësh dhe me partnerë të rëndësishëm në fushën e pasurive të patundshme në Shqipëri dhe në disa shtete të botës (Kosovë, Maqedoni, Itali, Francë, Angli, Zvicër, Gjermani, etj) ne jemi të sigurt që suksesi me ne është i garantuar.

Nën-kategori

  • Ndërmjetësim për shitblerje pronash;
  • Ndërmjetësim për qiradhënie dhe qiramarrje;
  • Ndërmjetësim për shitje biznesesh.

Shërbime Marketing

Falë strukturës së specializuar përbërë nga staf i dedikuar ekspertësh me eksperiencë të gjatë në fushën e marketingut, Balfin Real Estate ofron të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’u ardhur në ndihmë të gjitha bizneseve apo individëve në përmbushjen në kohë të kërkesave dhe objektivave të tyre. 

Ekipi Marketing ofron hulumtime dhe analiza në zhvillimin dhe përmirësimin e produktit, strategji dhe plane komunikimi duke i dhënë vlerë të konsiderueshme pronës dhe garantuar gjenerimin e rezultateve të suksesshme.

Shërbimet e marketingut të menaxhuara nga ekspertët tanë përfshijnë:

  • Hartim dhe zhvillim i strategjive të marketingut;
  • Plan komunikimi dhe implementim;
  • Marrëdhënie me publikun;
  • Menaxhim i rrjeteve sociale;
  • Shërbime të studimit të tregut;
  • Promovim në qendra me vizibilitet dhe trafik të lartë klientësh.

Konsulencë

Balfin Real Estate mbështet të gjitha bizneset apo individët duke ofruar shërbime konsulence të personalizuara.

Ne identifikojmë saktë dhe shpejt nevojat tuaja dhe kemi një qasje të personalizuar ndaj secilit rast. Skuadra e profesionistëve në dispozicion do të mundësojë për ju ekspertizën e vet, me qëllim përmbushjen e objektivave dhe maksimizimin e fitimeve tuaja.

Për ne, çdo klient është unik dhe trajtohet me kujdes të veçantë, duke u fokusuar në kërkesën specifike të tij dhe duke ofruar zgjidhjen më optimale.

Ne jemi aleati juaj i cili garanton sukses!

Nën-kategori

  • Hartim plan biznesi;
  • Studim dhe analizë tregu;
  • Vlerësim i pasurive të patundshme;
  • Menaxhim pronash;
  • Mirëmbajtje prone në bashkëpunim me palë të treta.
programi i qeradhenies

Programi i Qiradhënies

Programi i Qiradhënies është një shërbim i cili u ofrohet të gjithë klientëve të portofolit të pronave të Balfin Real Estate, nga një ekip i dedikuar e me përvojë që synon të sigurojë kthim të lartë në investim, duke nisur nga 13 vite. Krahas sigurimit të të ardhurave të rregullta, kujdesemi edhe për mirëmbajtjen e shtëpive dhe akomodimin më të mirë të mundshëm.

Me një bazë të konsiderueshme të dhënash të klientëve duke ofruar standardin më të lartë të profesionalizmit, jo vetëm në procesin e blerjes , por edhe në menaxhimin, shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe projekteve në tregun e pasurive të patundshme, kjo platformë kthehet në ëndrrën e çdo investitori, me kthim në investim (ROI) të shpejtë përmes programit tonë të qirasë.

Shkarkoni tani!

Investim në bashkëpronësi

Bashkëpronësia është një formë blerjeje e huazuar nga Europa ku dy ose më shumë bashkëpronarë investojnë në nivele të ndryshme mbi vlerën e pronës për të cilën ju investoni.

Të drejtat dhe detyrimet e investitorëve burojnë dhe zbatohen në bazë të përqindjes së investimit. Çdo investitor/pronar zotëron pronësi mbi njësinë në proporcion me sasinë e investimit.