Compare Listings

Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit Balfin.

Balfin Real Estate & Hospitality, vjen me një fokus të drejtpërdrejtë në të gjitha shërbimet që lidhen me tregun e pasurive të patundshme duke ofruar edhe një ekspertizë të re në këtë treg.

Blerja e një prone të patundshme është një vendim i rëndësishëm për këdo nga ne. Është një investim afatgjatë që i siguron blerësit të kësaj prone një jetesë më të mirë apo fitime të pritshme për të ardhmen. Kjo për Balfin Real Estate & Hospitality do të thotë një përgjegjësi më e madhe dhe një përkushtim i ri në identifikimin e saktë të nevojave të klientëve dhe ofrimin e një pakete të personalizuar shërbimesh, që plotëson më së miri kërkesat e tyre.

Balfin Real Estate & Hospitality ofron për shitje hapësira premium të pasurive të patundshme për blerësit shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me një portofol aktual prej 250 milionë euro dhe një bazë të konsiderueshme të dhënash të klientëve, ofron standardin më të lartë të profesionalizmit, jo vetëm në procesin e blerjes, por edhe në menaxhimin, shitjen ose dhënien me qira të pronave dhe projekteve në tregun e pasurive të patundshme.

Gjithashtu me rritjen e rëndësisë së industrisë së turizmit, Balfin Real Estate & Hospitality vjen në tregun tonë me standarde dhe iniciativa e platforma të reja në shërbimet e Mikpritjes duke u kthyer kështu ndër kompanitë e pakta që ofrojnë ekspertizë në këtë fushë.

Ndër shërbimet e rëndësishme shtësë që Balfin Real Estate & Hospitality ofron janë shërbimet e Marketing, Studim Tregu, Financim Prone, Menaxhim të Projekteve të “Zhvillimeve Mikse”, Konsulencë, etj.

Portofoli i Balfin Real Estate & Hospitality po zgjerohet me projekte të reja dhe bashkëpunime me investitorë të ndryshëm. Aktualisht, projektet tona më të rëndësishme, si pjesë e grupit Balfin, janë:

  • Green Coast Resort a Residences
  •  Vala Mar Residence
  •  Park Gate
  •  Rolling Hills
  •  Ambasador 2
  •  Ambasador 3
  •  Colina Verde
  •  Urban Limit

Vizioni

Vizioni ynë është të jemi udhërrëfyes në ofrimin e ekspertizës dhe shërbimeve cilësore në fushën e pasurive të patundshme dhe në atë të shërbimeve të mikpritjes, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Misioni

Të lehtësojmë jetesën e klientëve tanë qofshin ata individë apo biznese, nëpërmjet gamës së plotë të shërbimeve që lidhen me tregun e pasurive të patundshme dhe shërbimeve të mikpritjes, duke filluar nga studimi i tregut dhe konsulenca për blerjen e një prone, gjetja e pronës së përshtatshme dhe mbështetja maksimale për mirëmenaxhimin e asaj prone, te shërbimet e mikpritjes dhe menaxhimi i projekteve unike në fushën e Projekteve të “Zhvillimeve mikse”.

Vlerat

  1.  Integritet
  2.  Orientim drejt klientit
  3.  Partneritet
  4.  Risi
  5.  Përgjegjësi
balfin real estate

Pse të zgjidhni Balfin Real Estate & Hospitality

  1.  Pjesë e Balfin Grup:
  2.  Eksperiencë në tregun e pasurive të patundshme (rezidenciale dhe komerciale);
  3.  Portofol Pronash prej 250.000.000 Euro;
  4.  Databazë e gjerë klientësh;
  5.  Historik në transaksione me vlera të konsiderueshme (afërsisht 650 milionë Euro xhiro mesatare vjetore);
  6.  Menaxhim i të gjitha proceseve:
  7.  Konsulencë për pronën bazuar në studime tregu;
  8.  Shitje menaxhimi dhe mirëmbajtje e pronës pas shitjes;
  9.  Konsulencë në marketing;
  10.  Konsulencë dhe ndërmjetësim për qiradhënie/qiramarrje;
  11.  Shërbime me standarde të larta në fushën e mikpritjes dhe të turizmit;
  12.  Staf i brendshëm i dedikuar, me ekspertizë në fusha të ndryshme;
  13.  Shërbime dhe Produkte inovative për tregun vendas si Programi i Qiradhënies, Programi i “Shkëmbimit të Pushimeve” dhe programi “Vacation Ownership”.