Compare Listings

Pershkrimi

Rolling Hills 2-Luxury Residences është vazhdim i projektit shumë prestigjioz me të njëjtin emër. Komoditeti dhe privatësia janë fjalët kyçe të një komuniteti të përzgjedhur, të vendosur 8 km nga Sheshi “Skënderbej”, në kodrat e gjelbëruara të Lundrës.

Vilat janë të dizajnuara për të respektuar relieving natyror dhe orientimin e rrezeve të diellit. Arkitektura neoklasike franceze krijon një ndjenjë unike të historisë, trashëgimisë, bukurisë dhe elegancës. Vilat rezidenciale private dallohen për cilësinë më të lartë të projektimit, ndërtimit dhe materialeve të përdorura, për një mënyrë jetese autentike.

Rolling Hills 2 – Luxury Residences është projektuar enkas për ju dhe të dashurit tuaj, për një jetë elegante dhe të shëndetshme në ajër të pastër. Falë vendndodhjes së përsosur larg zhurmës urbane dhe smogut, vila juaj do të ofrojë pamje të mrekullueshme të lindjes dhe perëndimit të diellit dhe një panoramë të horizontit prej kalasë së Petrelës tek mali i Dajtit.

Detaje për Projektin

• Statusi:Në zhvillim
• Sipërfaqja: 11, 809 m²

Video

ABONOHU PËR TË REJAT

Subscribe and never miss out on the latest news and offers