Përshkrimi
E pozicionuar në kompleksin Barkea, vila ndodhet në rrugën e Fushave mbrapa kompleksit Sunrise, fare pranë qendrës tregtare TEG dhe vetëm 10 min larg qendrës së Tiranës. Kompleksi në të cilin ndodhet vila është i përbërë nga 13 vila dhe 1 njësi shërbimi. Kompleksi është i rrethuar dhe me siguri 24 orë.
Fazat e ndërtimit të kompleksit janë në përfundim të rifiniturave ndërsa vila është e përfunduar dhe e mobiluar, dhe shitet me çelësa në dorë.
Informacion për Vilën;
• Sip. Ndërtim 300 m²
• Sip. Verande 80 m²
• Sip. Parcele 540 m²
Vila është shumë mirë e pozicionuar dhe orientuar nga Jugu ku drita natyrale është e vazhdueshme, dhe ndodhet në një nga zonat më të bukura të rrethinave të Tiranës dhe ofron një pamje spektakolare. Kjo vilë është e strukturuar në 4 kate banimi si më poshtë:
· Kati përdhe, 1 dhomë ndenje plus gatim (open space), banjo, ballkon.
· Kati 1, 2 dhoma gjumi, banjo, dhomë teknike, oborr.
· Kati 2, dhomë matrimoniale, tualet+para tualet, garderobë, ballkon.
· Kati 3, hapësirë e hapur, ballkon.
Të gjitha sipërfaqet e brendshme të njësisë janë të shtruara me parket, vila shitet totalisht e mobiluar dhe ka një stil modern.