Përshkrimi
Shitet vilë 2 katëshe në projektin rezidencial e turistik Vala Mar Residences, në Hamallaj, Gjiri i Lalzit. Vila është me pamje nga deti dhe ka sipërfaqe ndërtimi 175.6 m², sipërfaqe verande 57.6 m² dhe sipërfaqe trualli 426 m². Vila ka rifinitura ekstra në të gjithë sipërfaqen e saj, vetrata të cilësisë superiore, verandë të shtruar me pllakë guri si edhe një pus uji për vaditje të ndërtuar në oborrin e pasëm të saj.
Kati i parë i vilës përbëhet nga ambient ndenjeje-ngrënie-gatim, 1 tualet dhe 1 dhomë gjumi.
Kati i dytë i vilës përbëhet nga dhoma e madhe e gjumit e cila ka 1 tualet të dedikuar dhe garderobë të përfshirë brënda saj, 1 dhomë gjumi për fëmijët, 1 tualet i përbashkët, 1 verandë e madhe me pamje nga deti, si edhe 1 hapësirë e cila mund të përdoret për qëllime magazinimi ose qëllime të tjera sipas nevojës së familjes.
Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën, por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden mes gjelbërimit karakteristik të zonës, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.