Shitet vilë 2 katëshe në projektin rezidencial e turistik Vala Mar Residences, në Hamallaj, Gjiri i Lalzit. Vila është me pamje nga deti dhe ka sipërfaqe ndërtimi 175.6 m², sipërfaqe trualli 424.45 m². Kati i parë i vilës përbëhet nga ambient ndenjeje-ngrënie-gatim, 1 tualet dhe 1 dhomë gjumi.
Kati i dytë i vilës përbëhet nga dhoma e madhe e gjumit e cila ka 1 tualet të dedikuar dhe garderobë të përfshirë brënda saj, 1 dhomë gjumi për fëmijët, 1 tualet i përbashkët, 1 verandë e madhe, si edhe 1 hapësirë e cila mund të përdoret për qëllime magazinimi ose qëllime të tjera sipas nevojës së familjes.
Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën, por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden mes gjelbërimit karakteristik të zonës, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.
SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.
Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetitPranoj