Përshkrimi
Rolling Hills 2 – Luxury Residences është projektuar enkas për ju dhe të dashurit tuaj, për një jetesë elegante dhe të shëndetshme në ajër të pastër. Falë vendndodhjes së përsosur larg zhurmës urbane, vila juaj do të ofrojë pamje të mrekullueshme të lindjes dhe të perëndimit të diellit, si dhe një panoramë të horizontit me drejtim nga kalaja e Petrelës.
Komoditeti, privatësia, cilësia dhe perfeksioni janë vlerat e shtuara të këtyre vilave, në të cilat banon një komunitet cilësor shqiptar e ndërkombëtar.
Vilat janë të dizejnuara për të respektuar relievin natyror dhe orientimin e rrezeve të diellit. Arkitektura neoklasike franceze krijon një ndjenjë unike të trashëgimisë, bukurisë dhe elegancës. Vilat rezidenciale private dallohen për cilësinë më të lartë të projektimit, ndërtimit dhe materialeve të përdorura, për një mënyrë jetese autentike.
Sipërfaqja totale e ndërtimit: 392 m²
Sipërfaqja e bodrumit: 85 m²
Sipërfaqja e katit përdhes:166 m²
Sipërfaqja e katit të parë: 141 m²
Sipërfaqja e verandës: 23 m²
KATI BODRUM:
- Korridor + Shkallë: 17,3 m²
- Tualet: 5,5 m²
- Lavanderi: 11,5 m²
- Ambient teknik: 10 m²
- Dhomë rekreacioni: 47 m²
KATI PËRDHES
- Hyrja: 5 m²
- Korridor + Shkallë: 25 m²
- Dhomë gjumi për miq: 20 m²
- Tualet + Garderobë: 7 m²
- Dhomë gatimi: 20 m²
- Dhomë ngrënie: 20 m²
- Dhomë ndenjeje: 32 m²
- Tualet: 6 m²
- Verandë e mbuluar: 18 m²
KATI I PARË
- Korridor + Shkallë: 14 m²
- Dhomë matrimoniale: 32 m²
- Tualet matrimonial: 9 m²
- Garderobë matrimoniale: 9 m²
- Dhomë gjumi: 11,5 m²
- Tualet: 16,5 m²
- Garderobë: 5 m²
- Dhomë gjumi: 21,5 m²
- Tualet: 26 m²
- Garderobë: 28 m²
- Ballkon: 5 m²
- Verandë: 18 m²