Shitet apartamenti 1+1 me sipërfaqe totale 60.22 m² dhe sipërfaqe toke 6.22 m² në projektin rezidencial e turistik Vala Mar Residences, në Hamallaj, Gjiri i Lalzit. Apartamenti është i pozicionuar në katin e përdhe dhe përfshin: ambient ndenjeje-ngrënie-gatim, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe 1 ballkon.
Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën, por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden mes gjelbërimit karakteristik të zonës, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.[@[teksti Shqip]]
SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.
Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetitPranoj