Compare Listings

Apartamente 1+1 me sipërfaqe 69-79 m², te Materniteti i Ri

Përshkrimi

Shiten apartamente të tipologjisë 1+1 me sipërfaqe të ndryshme në rrugën “Hafiz Sabri Koci”, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”. Apartamentet kanë orientime të ndryshme dhe janë të pozicionuar në një objekt të ri në zone, në katet si më poshtë:
• Apartamenti 1+1 me sipërfaqe 69 m² – në katin e pestë
• Apartamentet 1+1 me sipërfaqe 72 m² – në katin e parë dhe të katërt
• Apartamenti 1+1 me sipërfaqe 79 m² – në katin e parë.
Apartamentet 1+1 kanë organizim të rregullt dhe përfshijnë: ambient ndenjeje-ngrënie-gatim, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe ballkon.
Afati i përfundimit të punimeve është Shtator 2020.

Këto apartamente janë pjesë e një objekti multifunksional i cili përbëhet nga një strukturë 6 kate mbi tokë, prej të cilave 5 kate i janë dedikuar banimit dhe 1 kat i dedikohet shërbimeve. Gjithashtu ky objekt me projektim modern, ka edhe 2 kate nën tokë në funksion të parkimit.

Apartamentet e këtij objekti të organizuara në mënyrë të rregullt dhe racionale, krahas ambienteve të zakonshme të ndenjes-ngrënies-gatimit dhe fjetjes, kanë edhe ambiente shtesë shërbimesh të tilla si garderoba, lavanderi apo dhoma tharje.

Objekti do të vishet nga jashtë me shtresë termoizoluese me spesor 5 cm, si dhe do të trajtohet me veshje me pllakë dekorative. Dritaret dhe dyert në fasadën e jashtme do të jenë të termoizoluara, me ngjyrë gri të errët.

Fasada e objektit e punuar me materiale cilësore, siguron izolim termik dhe akustik sipas standardeve europiane. Përdorimi i kontrasteve dhe diferencimi me anë të ngjyrave dhe materialeve të përdorura, tërheq vëmendjen dhe krijon një pamje të këndshme për banorët.

Dritaret e përdorura të cilat janë 140 dhe 230 cm, jo vetëm i japin ambienteve të brendshme më shumë dritë dhe diell, por edhe favorizojnë pamjen më të mirë të natyrës dhe zonës përreth.

Në dispozicion të banorëve të këtij objekti janë projektuar ambiente të shumta rekreative. Gjithashtu në këtë objekt, garantohet jetesa e shëndetshme falë hapësirave të gjelbërta, pemëve të shumta dekorative dhe tapetit të gjelbër në qendër të objektit.

Detaje

Updated on Tetor 5, 2020 at 1:43 pm

  • ID e Pronës: 6541
  • Lloji i Pronës: Apartamente, Apartamente 1+1, Prona të tjera
  • Statusi i Prones: Në Shitje

Adresa

  • Qyteti: Tiranë
  • Shteti: Shqipëri

ABONOHUNI PER TE REJAT JAVORE TE OFERTAVE