Shitet apartamenti 2+1 me sipërfaqe totale 71.92 m² dhe sipërfaqe toke 28.32 m² në projektin rezidencial e turistik Vala Mar Residences, në Hamallaj, Gjiri i Lalzit. Apartamenti është i pozicionuar në katin e përdhe dhe përfshin: ambient ndenjeje-ngrënie-gatim, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dhe 1 ballkon.
Vala Mar Residences është destinacioni rezidencial e turistik i individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë natyrën, por edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe infrastrukturë. Rezidencat e kompleksit, vila dhe apartamente të tipologjive të ndryshme, gjenden mes gjelbërimit karakteristik të zonës, si edhe orientohen me pamje nga bregdeti i artë i Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej 10 km në bregdetin e Adriatikut, Gjiri i Lalzit ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut.
SHËNIM! Kjo faqe përdor cookies dhe teknologji të ngjashme.
Ne përdorim cookies për të siguruar që ju të merrni përvojën më të mirë në faqen tonë të internetitPranoj