Compare Listings

PROFILI I KORPORATËS

“Balkan Finance Investment Group”, (Grupi BALFIN) është një ndër grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor, me të ardhura bruto të pakonsoliduara prej 750 milionë Eurosh për vitin 2021. Grupi BALFIN është një partner i besueshëm që aplikon standardet më të larta të biznesit dhe etikës, me përvojë dhe ekspertizë në disa industri, kapitale të mëdha financiare, burime njerëzore të jashtëzakonshme dhe një fokus rigoroz në inovacion. Grupi operon në industri të ndryshme si: pasuri të paluajtshme, shitje me pakicë, industrinë minerare dhe të shkrirjes, sistemin bankar, turizmin, energjetikën dhe logjistikën. Nga ana tjetër, duke aplikuar parimet më të larta globale të biznesit dhe duke folur gjuhën vendase, të gjitha kompanitë e Grupit janë liderë të padiskutueshëm në sipërmarrjet e tyre përkatëse, duke e bërë kështu Grupin BALFIN një partner të besueshëm për një numër të madh kompanish dhe institucionesh financiare të rëndësishme ndërkombëtare. Grupi BALFIN u themelua në vitin 1993 në Vjenë nga Z. Samir Mane dhe aktualisht ndodhet dhe operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Holandë. Grupi ka 6,242 punonjës, përkushtimi dhe pasioni i të cilëve mbeten çelësi i historisë së suksesit të tij. BALFIN ka bërë progres të vazhdueshëm përsa i përket rritjes së përgjithshme duke përmirësuar standardet dhe duke u zhvendosur drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Nëpërmjet zhvillimit ekonomik, mundësive të punësimit, inovacionit dhe përgjegjësisë sociale, Grupi BALFIN sfidon status quo-në, duke nxitur një ndikim pozitiv në komunitet.

Kultura korporative

Grupi BALFIN është një organizatë që synon të krijojë klimë të përshtatshme për ekonomitë, bizneset dhe njerëzit që të rriten dhe performojnë më mirë. Ne investojmë në inovacion, shërbime të kualifikuara dhe në standardet më të larta të etikës dhe biznesit.

Nëpërmjet operacioneve tona të qëndrueshme, ne krijojmë vlerë për aksionerët dhe komunitetet tona. Vlerat e Grupit BALFIN janë një pjesë integrale e tij në mënyrë që të gjithë punonjësit tanë, në të gjitha kompanitë e Grupit, të mund të punojnë dhe të kenë sukses së bashku. Grupi BALFIN e merr seriozisht kulturën e korporatës dhe vlerat tona, dhe ne besojmë se mënyra se si ne i arrijmë rezultatet ka po të njëjtën rëndësi si vetë rezultatet.

SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË

Grupi është i pari i cili hapi rrugën në krijimin e rrjeteve të shitjes me pakicë duke u propozuar klientëve marka dhe produkte cilësore me çmimet më të mira. Veprimtaritë e shitjes me pakicë të Grupit janë të përqendruara në elektronikë, modë, supermarketet, etj.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Grupi BALFIN ka treguar kapacitetet e tij në menaxhimin dhe rritjen e sektorit të shitjes me pakicë në Ballkanin Perëndimor. Sot, Grupi BALFIN është një ndër grupet më me ndikim në industrinë e shitjes me pakicë që operon në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

Pasuritë e Paluajtshme

Veprimtaritë e pasurive të paluajtshme të Grupit BALFIN e kanë fillimin që prej vitit 2000. Në ditët e sotme, Grupi BALFIN është midis investitorëve më të shquar në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Grupi BALFIN është i fokusuar në ndërtimin dhe menaxhimin e objekteve të banimit, qendrave tregtare, rezidencave turistike, ndërtesave tregtare dhe të biznesit, si dhe hapësirave industriale.

Grupi BALFIN është i përfshirë me përkushtim në veprimtaritë e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, Austri dhe Maqedoninë e Veriut.

INDUSTRIA MINERARE

Grupi Balfin ka kryer investime të konsiderueshme në sektorin minerar, pasi zotëroi në vitet 2013-2021 kompaninë AlbChrome, një ndër eksportuesit më të mëdhenj në Evropë të kromit dhe ferrokromit.

Që prej vitit 2018, përvoja e Grupit është shtrirë edhe në Kosovë, ku mori në zotërim kompleksin e kompanisë Neëco Ferronikeli në Drenas, duke rigjallëruar industrinë përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, të cilat janë një garanci për rritjen e prodhimit dhe rritjen e vendeve të punës. NeëCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh i Kosovës dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të Nikelit në Evropë.

Sektori Bankar

Grupi BALFIN bëri debutimin e tij në sektorin bankar në vitin 2019, duke blerë Tirana Bank. Qasja e Grupit ndaj kësaj industrie qëndron në filozofinë e “banking-ut real”, që nënkupton ofrimin e zgjidhjeve reale për nevojat reale dhe arritjen e rezultateve të prekshme.

Modeli ynë i biznesit bazohet në dhënien e mbështetjes qendrore nëpërmjet ekspertizës vendase, duke u ofruar klientëve tanë vendas një ofertë të gjerë tregtare. Si një bankë me pronësi lokale, ne kemi në fokus nevojat dhe pikëpamjet afatgjata të klientëve tanë, dhe për këtë arsye jemi një bankë shumë më e qëndrueshme.

Turizmi

Grupi BALFIN ka pasur gjithmonë një fokus të vazhdueshëm në projektet e zhvillimit të turizmit dhe krijimit të përvojave unike dhe domethënëse, veçanërisht në Shqipëri. Strategjia jonë e turizmit është të përshpejtojmë zhvillimet e hotelerisë, si nëpërmjet rritjes organike ashtu edhe përmes partneriteteve me brande te mirënjohura botërore.

Synimi ynë është të kemi një qasje më përzgjedhëse ndaj këtij sektori, me fokus stilin fin të jetës, resortet dhe zonat elitare rezidenciale. Ne kemi qenë të parët që prezantuam në Shqipëri Investimin e Mençur të Hotelerisë (Hospitality Smart Investment) nëpërmjet Programit të Qiradhënies, Përvojës së Shkëmbimit të Pushimeve dhe Shkëmbimit në Kohë të Pasurisë së Përbashkët. Investimet e Grupit kanë përmirësuar ndjeshëm ofertën e Rajonit të Ballkanit Perëndimor në këtë industri.

Arsimi

Për Grupin BALFIN, arsimi është investimi më i fuqishëm për të ardhmen. Arsimi cilësor mund t’i drejtojë njerëzit dhe komunitetet në rrugën e duhur drejt mirëqenies, fuqizimit dhe punësimit. Për këtë arsye Grupi BALFIN është aksioner te Tirana Business University. Përfshirja e Balfin Group si aksioner në Tetor 2014 hapi një fazë të re të zhvillimit të Universitetit, fazën e shumëfishimit të kapaciteteve për praktika studentore dhe nisje të karrierës profesionale në një moment sa më të hershëm që përgjatë studimeve për studentët.

Kapitali njerëzor

Grupi BALFIN është ndër punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin privat në Shqipëri. Në të gjitha kompanitë tona të Grupit punojnë mbi 6000 persona dhe rreth 4000 të punësuar në mënyrë indirekte.

Strategjia jonë e zhvillimit të Grupit është e fokusuar në zhvillimin e punonjësve tanë që luajnë një rol kyç, sepse ata janë fuqia shtytëse për sukseset e arritura nga Grupi BALFIN. Investimi në zhvillimin profesional të punonjësve tanë e ka bërë promovimin e tyre një praktikë të vazhdueshme të kompanive të Grupit BALFIN.

Zhvillimi profesional

Punonjësit e Grupit BALFIN kanë mundësinë të rriten në karrierë dhe të zhvillohen profesionalisht duke dhënë kontributin e tyre të vazhdueshëm drejt progresit të mëtejshëm të Grupit. Grupi BALFIN investon në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve nëpërmjet programeve të tij të fokusuara në zhvillim.

Agjenci profesionale zgjidhen me kujdes për kryerjen në mënyrë të rregullt të trajnimeve teknike, të lidershipit dhe menaxheriale. Ne ofrojmë mundësi zhvillimi profesional për punonjësit e përkushtuar dhe me performancë të lartë, të cilët shfaqin potencial për të ecur përpara, duke i mundësuar ata të përparojnë në nivele të reja karriere. Ky proces zhvillohet në një sërë mjedisesh, duke përfshirë trajnime në klasa, online dhe në vendin e punës, ku punonjësit janë të motivuar të ndërveprojnë, të përmirësojnë aftësitë e tyre, të shkëmbejnë përvoja dhe ide, dhe lehtësojnë zgjidhjet.

 

FAKTE DHE SHIFRA:

  • Mbi 6,000 persona punojnë në të gjitha kompanitë e Grupit BALFIN.
  • Totali i aseteve të pakonsoliduara të Grupit: 1.65 miliardë Euro për vitin 2021.
  • Neptun International është rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike që operon në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.
  • QTU dhe TEG janë përkatësisht qendra e parë dhe më e madhe tregtare në Shqipëri.
  • KidZone është i pranishëm në 4 shtete, me 21 dyqane të Jumbo-s, duke ofruar më shumë për çdo blerës.
  • SPAR-i është rrjeti më i madh ndërkombëtar i supermarketeve në Shqipëri i cili u shërben më shumë se 35,000 klientëve çdo ditë.
  • Të ardhura bruto të pakonsoliduara: mbi 750 milionë euro në vitin 2021.
  • Vlera e sipërmarrjes e të gjitha kompanive të Grupit BALFIN: 740 milionë euro në 2021.
  • Balfin Real Estate & Hospitality menaxhon një portofol të gjerë asetesh prej rreth 830 milionë Eurosh.
  • Prej vitit 2019 Grupi BALFIN është aksioneri i vetëm i Tirana Bank.
  • Përafërsisht 53 milionë euro taksa të paguara në vitin 2021 në nivel Grupi.
  • East Gate Mall në Shkup, është qendra tregtare më e madhe në rajon.
  • NeëCo Ferronikeli është ndër eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë.
  • 80 milionë euro: investimet totale të Grupit për vitin 2021.
  • Tirana East Gate, Skopje East Gate Mall dhe Qendra Tregtare Univers (QTU) u vizituan nga 11.5 milionë vizitorë gjatë vitit 2021.