Compare Listings

Po mendoni të blini një shtëpi të re? Ja cilët janë 5 faktorët që i japin vlerë shtëpisë tuaj!

Po mendoni të blini një shtëpi të re? Ja cilët janë 5 faktorët që i japin vlerë shtëpisë tuaj!

Po mendoni të blini një shtëpi të re? Ja cilët janë 5 faktorët që i japin vlerë shtëpisë tuaj!



Blerja e një shtëpie të re është një vendim i rëndësishëm, për të cilin nevojitet një analizë paraprake e kujdesshme dhe e zgjuar.
Pavarësisht qytetit ku dëshironi ta keni shtëpinë, tipologjisë së banesës dhe sipërfaqes së saj, janë disa rregulla bazë të cilat duhet t’i mbani parasysh kur të bëni zgjedhjen e shtëpisë tuaj.
Këto rregulla do t’ju ndihmojnë të merrni vendimin e duhur në këtë proces kaq të rëndësishëm:

 

  1. Vendndodhja

Faktori kryesor dhe më i rëndësishëm që duhet të mbani në konsideratë është vendndodhja. Kjo bazuar në faktin që në tregun e pasurive të patundshme, e vetmja gjë që nuk ndryshon është vendndodhja e pronës. Kur të zgjidhni shtëpinë tuaj, duhet të jeni të kujdesshëm që të keni lehtësi aksesi me shkollat, stacionet e transportit publik, spitalet, godinat e shërbimit, atraksionet natyrore, historike e kulturore si dhe çdo gjë tjetër që ju konsideroni të rëndësishme për jetesën tuaj.

 

  1. Pozicionimi dhe orientimi

Pozicionimi i shtëpisë tuaj në rezidencën apo zonën që do të zgjidhni të jetoni dhe orientimi i saj, janë gjithashtu faktorë shumë të rëndësishëm. Shtëpia që ju do të zgjidhni, duhet të jetë në një pozicion lehtësisht të aksesueshëm nga rruga kryesore, të ketë mjaftueshëm hapësirë nga shtëpitë e tjera për të siguruar privatësinë tuaj dhe orientimi të jetë i tillë që të sigurojë ndriçim natyral dhe të lejojë depërtimin e diellit.

  

 

  1. Fqinjësia e mirë

Mbani parasysh që kur të blini një shtëpi, ju do të bëheni pjesë e një komuniteti ku do të jetoni çdo ditë.

Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme të gjeni jo vetëm një shtëpi të mirë, me vendndodhje e pozicionim të favorshëm, por gjithashtu një shtëpi rrethuar me fqinjësi të mirë, gjë e cila do t’ju bëjë të ndiheni rehat dhe të keni një jetesë të qetë, të sigurt dhe cilësore.

 

  1. Vlera e pronës

Shpesh ndodh që vendimi për të blerë një pronë është një vendim i marrë për të plotësuar nevojat tuaja si blerës. Në fakt, gjatë këtij procesi, prona nuk duhet parë vetëm nga këndvështrimi juaj si blerës, por duhet vlerësuar mundësia e ri-shitjes së kësaj prone. Në këtë këndvështrim, duhet të blini një pronë, vlera e së cilës në një periudhë afatgjatë do të rritet, duke ju garantuar lehtësi dhe fitim në rast të lindjes së nevojës për ta ri-shitur.

 

  1. Taksat dhe tarifat

Përpara se të merrni vendimin final për blerjen e një shtëpie, duhet të jeni të sigurt që keni marrë informacion të saktë, të qartë dhe të plotë për të gjitha detyrimet financiare që nga momenti fillestar i blerjes së një prone.

img

Balfin Real Estate

Related posts

  • NEWS

Memories from a team retreat of Balfin Real Estate & Hospitality in Ohrid

Memories from a team retreat of Balfin Real Estate & Hospitality in Ohrid A team...

Continue reading
by BRE&H
  • NEWS

Director of Sales at Balfin Real Estate & Hospitality, Ermal Demaj, in an interview with Trailblazing Magazine, august 2021.

Director of Sales at Balfin Real Estate & Hospitality, Ermal Demaj, in an interview with...

Continue reading
by BRE&H
  • NEWS

Kompania më inovatore e vitit 2020

Kompania më inovatore e vitit 2020 “Time Share & Vacation Exchange” platforms, give...

Continue reading
by BRE&H

Join The Discussion