Compare Listings

Përfito tani nga ky investim unik – të ardhurat pasive, më të sigurta se kurrë!

Përfito tani nga ky investim unik – të ardhurat pasive, më të sigurta se kurrë!

Përfito tani nga ky investim unik – të ardhurat pasive, më të sigurta se kurrë!



Në ditët e sotme, të ardhurat financiare janë një ndër çështjet më thelbësore për çdo familje apo biznes. Ekspertët në fushën e ekonomisë shprehen se një nga mënyrat më të thjeshta për të përfituar pavarësinë financiare, është të rikonceptosh jetën tënde në një mënyrë të tillë, që një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të tua të mos përfitohet vetëm në mënyre aktive nga paga jote. Për të arritur këtë, nevojiten edhe burime të tjera të ardhurash shtesë, të ardhura pasive. Të ardhurat pasive janë ato të cilat kërkojnë shumë pak përpjekje që ato të vijojnë të “rrjedhin”. Nisur nga eksperiencat më pozitive në botë, për të ardhurat pasive burimi kryesor për to është pikërisht qiraja nga investimi në fushën e pasurive të patundshme.

Si një kompani gjithmonë pararojë për sa u përket ideve inovative, kompania Green Coast vjen me një produkt të ri për tregun tonë, produkt shumë i suksesshëm prej vitesh në resortet elitare turistike në mbarë botën.“Renting Program” apo “Programi i Qiradhënies” është programi i ofruar nga Green Coast Resort në Palasë, me synim kthimin e shpejtë të investimit dhe rritjen e vlerës së pronës.

Për të mësuar më shumë mbi këtë program, u takuam me përfaqësues të Departamentit të Shitjeve në Balfin Real Estate (kompania që menaxhon pronat në Green Coast Resort), të cilët me kënaqësi të veçantë iu përgjigjën pyetjeve tona:

  • Si ju lindi ideja për këtë produkt dhe çfarë është konkretisht “Programi i Qiradhënies”?

Kur investon në fushën e pasurive të patundshme, qëllimi nuk është vetëm të blesh një pronë, por edhe të vendosësh para mënjanë sot, që më tej t’u hapësh atyre rrugën për t’u shtuar në të ardhmen.

Bazuar në ekspertizën dhe eksperiencën e tyre, menaxherët e shitjeve shprehen se investimi në pasuri të patundshme është konceptualisht i thjeshtë, sikundër është kur luan “monopoly” pasi ke kuptuar faktorët bazë të investimit, ekonominë dhe riskun. Pra, për të fituar, ti blen pronë dhe fillon gjeneron të ardhura nëpërmjet qirasë. Në këtë mënyrë krijon të ardhura të konsiderueshme që të mund të investosh më tej në pronë tjetër.

Pikërisht mbi këtë ide, kompania Green Coast konceptoi Programin e Qiradhënies, falë të cilit, prona e blerë në Green Coast Resort, nuk është vetëm shtëpi ideale për banim apo pushime, por shërben gjithashtu si një investim me kthim të shpejtë, duke filluar nga 13 vite. Ky program menaxhohet plotësisht nga struktura e specializuar që Green Coast ka ngritur dhe funksionon në bazë të nënshkrimit të një marrëveshjeje menaxhimi.

Pjesë e këtij programi mund të bëhen të gjithë ata që kanë blerë aktualisht një pronë në Green Coast Resort, ose ata që do të blejnë në të ardhmen. Në momentin që klientët bëhen zotërues të një prone në Green Coast Resort dhe dëshirojnë që të përfitojnë nga “Programi i Qiradhënies”, mjafton të kontaktojnë strukturën tonë të specializuar, e cila do të punojë me profesionalizëm maksimal për dhënien me qira të pronës, me çmimet më të favorshme.

  • Cilat janë përfitimet nga “Programi i Qiradhënies” dhe kush mund të përfitojë prej tij?

“Pa dituri, pasuria humbet shpejt tek ata që e kanë, ndërsa me dituri, pasuria mund t’iu shtohet atyre që nuk e kanë” – shprehet autori amerikan George Clason.

Është shumë e rëndësishme të dish se si të investosh në një mënyrë të zgjuar, që vlera e investimit të kthehet në një kohë relativisht të shkurtër. Si pjesë e një resorti elitar, të mirë-organizuar, me siguri të lartë e me të gjitha shërbimet e nevojshme si për banorët ashtu edhe për pushuesit, prona, e cila bëhet pjesë e “Programit të Qiradhënies”, është një investim mjaft tërheqës për klientët potencialë.

Investimi në Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit, me një vlerë që arrin deri në 100 milion Euro është jo vetëm i sigurt, por garanton rritjen e vlerës së investimit me shpejtësi në vitet e ardhshme. Kjo për shkak të investimeve private dhe shtetërore me fokus në zhvillimin e sektorit të turizmit në zonën e Rivierës Shqiptare.

Në përfundim mund të themi që klientët të cilët blejnë pronë në Green Coast dhe bëhen pjesë e programit të Qiradhënies, ndër të tjera kanë tre përfitime kryesore:

  1. Një vilë për të pushuar në Green Coast Resort;
  2. Akumulim të të ardhurave pasive;
  3. Rritje të vlerës së pronës vit pas viti dhe në rast ri-shitje, kanë përsëri mundësinë për të fituar nga çmimi fillestar i blerjes.

Krahas pronarëve të këtyre njësive, përfitues të këtij programi janë dhe qiramarrësit, pasi falë tij, Green Coast Resort bëhet i prekshëm për këdo që dëshiron të jetë pjesë e resortit, duke gëzuar të gjitha përfitimet e një rezidenti.

******

I pozicionuar në plazhin magjik të Palasës, Green Coast Resort, i cili gëzon statusin “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë”, është projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit, me një vlerë investimi rreth 100 milion Euro. Resorti përbëhet nga tre seksione: Rezidenca e banimit (me vila në shitje), shëtitorja buzë detit, e cila do të funksionojë si qendër argëtimi e biznesi dhe hoteli me 5 yje.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@greencoast.al; +355 698014999.

img

Balfin Real Estate

Related posts

Why to Choose a Holiday Villa over a Hotel Room

Why to Choose a Holiday Villa over a Hotel Room If your ideal vacation includes lots of...

Continue reading
by Balfin Real Estate
  • NEWS

6 reasons why Green Coast Resort, located in the Albanian Riviera, is the perfect place for your ideal holidays!

6 reasons why Green Coast Resort, located in the Albanian Riviera, is the perfect place for your...

Continue reading
by Balfin Real Estate
  • NEWS

Arkitekturë minimaliste bashkëkohore, me frymë Mesdhetare – në resortin më elitar në Shqipëri!

Arkitektura është art dhe shkencë. Që në lashtësi ajo përkufizohej si një bashkërendim i të tre elementëve: "Bukuri" (Venustas), "Fortësi" (Firmitas) dhe "Funksionalitet" (Utilitas);

Continue reading
by Balfin Real Estate

Join The Discussion