Pershkrimi
Projekti: Belvedere Korça
Vendndodhja: Pranë parkut “Rinia”, Korçë
“Belvedere Korça” është një kompleks turistik me vila i projektuar mes gjelbërimit dhe qetësisë së parkut “Rinia” në Korçë. Vilat vijnë me një shkrirje elegante mes tradicionales dhe modernes, duke i dhuruar banorëve komoditet dhe një jetesë plot stil, për pushime ose për të banuar.
Arkitektura autentike e ndërtesave të Korçës ndërthuret më së miri me bashkëkohoren, duke krijuar 80 vilat përbërëse të Belvedere Korça. 7 tipologji të ndryshme vilash janë formësuar për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e çdo klienti, për të ndjerë në formën më të vërtetë atë që e bën këtë qytet kaq unik: stilin arkitekturor tradicional të kësaj zone.
Materialet e përdorura në ndërtim janë me standarde bashkëkohore. Filozofia e vilave është “Passive House”, ç’ka bën të mundur eficiencë të lartë energjitike duke shfrytëzuar rrezet e diellit për ndriçim dhe ngrohje, rrymat e ajrit për ventilim dhe materialet që mundësojnë konservim të temperaturës.
Pamja e plotë e qytetit dhe horizontit përreth mundëson një vlerë të lartë investimi. Pozicionuar në mënyrë ideale pranë parkut “Rinia”, Belvedere Korça ndodhet në një distancë të afërt me pika kryesore të qytetit.