Compare Listings

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona


 

Ngjyrat e Vitit 2022 janë shtatë. Ato përcjellin optimizëm dhe shpresë për të ardhmen pas kaosit të viteve të fundit që shkaktoi pandemia. Jo vetëm një listë të tyre, por dizajnët e shtëpive dhe ekspertët e ngjyrave na udhëzojnë edhe si t’i përdorim në apartamentet tona. Njerëz të ndryshëm preferojnë ngjyra të ndryshme. Disa janë pro nuancave neutrale dhe disa të tjerë tek ato më të ndezura, por të gjithë bashkohen në pikën që ngjyrat mbi të gjitha duhet të përcjellin pozitivitet dhe optimizëm.

1.E nisim nga e verdha e diellit “sunny yellow”. Megjithëse e ndezur dhe vibrante ajo nuk është shumë mbytëse, e përkryer për dhoma me hapësira të mëdha. Nëse zgjidhni të përdorni këtë ngjyrë, dekori duhet të jetë sa më minimalist dhe me ngjyra të hapura që nuk bien shumë në sy.

2.E bardha e shkollave “School House White”.  Kjo e bardhë përcjell një ndjenjë nostalgjie dhe njihet si zgjedhja më e re për tonet neutrale. Me shumë pak ndryshim nga e bardha origjinale, kjo ngjyrë mund të përdoret shumë mirë me çdo ngjyrë tjetër. Ideale për t’u vendosur si sfond krahas ngjyrave më vibrante duke krijuar idenë e hapësirave të lira.

3.Bluja e shpresës, “Bright Skies – the hopeful blue”.  Ngjyrë që sjell jetë në çdo hapësirë dhe krijon idenë e rikthimit në natyrë. Kjo nuancë e blusë është optimiste, familjare dhe relaksuese.

4.Jeshilja e dhomës së ngrënies ”Breakfast Room Green”. Gjatë pandemisë shumë prej nesh e kthyen vëmendjen tek kopshtet në shtëpi dhe tek natyra në formën e saj më origjinale. Për shkak të natyrës së saj qetësuese, Breakfast Room Green këshillohet të përdoret në ambientin ku konsumohet mëngjesi ose në dhomat e orientuara nga lindja.


5.E kuqja ngushëlluese, “Incarnadine – the comforting red”, është një ngjyrë e pasur me një nuancë të ngrohtë të së kuqes tradicionale. Mund të përdoret duke e kombinuar me punime druri, qoftë në mobilje apo si dekorim për të krijuar një ambient sa më të ngrohtë.

6.“October Mist” është një jeshile më e zbehtë për të gjithë ata që në preferencat e tyre kanë ngjyrat e tokës. Ashtu si jeshilja e dhomës së mëngjesit, kjo ngjyrë gjithashtu ka për qëllim të na tërheqë vëmendjen drejt natyrës. E thjeshtë për t’u përfshirë në dekorimin e shtëpisë suaj, ajo kombinohet lehtësisht me ngjyra të tjera.


7.Blu Vintage “Stone Blue”, e fundit por jo më pak e rëndësishme se të tjerat kthen stilin vintage në tendencat e këtij viti. Kjo blu e pakohë mund të përdoret me tone të tjera të ngrohta për të përcjellë ndjesinë e kohërave të vjetra. Nga ana tjetër mund të përdoret dhe me tone më të ftohta për një pamje më të “pastër” dhe bashkëkohore.
Nëse keni një shtëpi në ndërtim dhe jeni duke menduar si ta arredoni atë, keni një apartament dhe dëshironi të bëni një ndryshim këtë vit, apo shtëpia juaj ka nevojë për më shumë ngjyra, këto janë shtatë opsione se si të ecni në një hap me trendët e dizajnit për këtë vit.

img

BRE&H

Related posts

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe? Ja 4 arsye për ta kuptuar nëse jeni...

Continue reading
by BRE&H

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës?

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? Ja 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences...

Continue reading
by BRE&H

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore Filozofia e të...

Continue reading
by BRE&H