Compare Listings

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?
Ja 4 arsye për ta kuptuar nëse jeni gati!


 

Secili prej nesh e shikon shtëpinë e tij si një “kështjellë”, por ky mendim mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe hapësira jonë, dikur madhështore, fillon të ndihet më e vogël çdo ditë. Lëvizja në një shtëpi të re tashmë bëhet diskutim i përditshmërisë dhe marrja e një vendimi edhe më i vështirë. Ne po ju sjellim katër arsye për ta kuptuar nëse jeni gati ose jo.
Nuk keni mjaftueshëm hapësirë
Kjo është një nga arsyet më të zakonshme për një lëvizje të tillë. Vështroni rreth jush, sa çanta, rroba apo sende të tjera kanë zënë vend në shtëpinë tuaj pasi nuk keni hapësirë ku ti vendosni. Atëherë ka ardhur koha për të lëvizur.

Të ardhurat tuaja janë rritur

Edhe nëse shtëpia juaj nuk është e vogël por keni mundësi dhe të ardhurat për të kaluar në një shtëpi të re janë rritur, atëherë jeni në hapat e duhur. Një apartament me më shumë hapësirë nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar.

Dëshironi më shumë nga shtëpia juaj

Ju pëlqen të gatuani dhe kërkoni një kuzhinë më të madhe dhe moderne për të përmirësuar aftësitë tuaja në kulinari. Mbase dëshironi një ballkon më të madh për të pasur mundësi të kujdeseni më shumë për lulet tuaja. Një arsye më shumë për të marrë një vendim.

Nuk ju pëlqen më të jetoni në lagjen tuaj

Megjithëse mund t’ju pëlqejë shtëpia që keni tani, ajo çfarë nuk ju pëlqen më, është zona në të cilën ndodheni. Nëse kërkoni të ndryshoni ambientin përreth jush, mbase ka ardhur koha të shikoni për opsione të tjera. Vendet më ideale, veçanërisht për një familje janë komplekset. Ato ofrojnë hapësira të gjelbra, hapësira më të lira për ecje, kënde lojërash dhe shumë facilitete. Shtëpia juaj mund të jetë e duhura kudo, por nëse një familje e madhe është në planet tuaja, edhe shtëpia duhet konsideruar në këto plane.

Vendimi për të ndryshuar shtëpi do të jetë gjithnjë shume i vështirë dhe plot dyshime, por nëse disa nga arsyet që ne përmendëm më sipër janë probleme të zakonshme për ju, mbase ka ardhur koha për një ndryshim.

img

BRE&H

Related posts

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona   Ngjyrat...

Continue reading
by BRE&H

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës?

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? Ja 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences...

Continue reading
by BRE&H

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore Filozofia e të...

Continue reading
by BRE&H