Compare Listings

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore

“Belvedere Korça”, mundësi e artë investimi në një zonë malore


Filozofia e të jetuarit të natyrës dhe atë çfarë ajo ofron shpesh drejton investimin që zgjedh të bësh. Kohët e fundit, dëshira për liri dhe një jetesë sa më cilësore ka bërë që gjithnjë dhe më shumë sytë të kthehen nga zonat malore. Edhe në vendin tonë një pjesë e mirë e këtyre zonave kanë njohur zhvillim i cili ka rritur interesin, duke i kthyer në destinacione “të lakmuara”. Nëse jeni duke kërkuar një vend të rrethuar nga qetësia për të jetuar, ose po mendoni një shtëpi pushimi për t’u larguar nga jeta e trazuar e qytetit, një gjë është e sigurt, investimi në pasuri të paluajtshme malore është një vendim për të cilin nuk do të pendoheni dhe kjo për 4 avantazhe dominuese.

  • Klima

Të jetosh në mal do të thotë të jesh gjithmonë mes ajrit të freskët dhe të pastër, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta në shëndetin e gjithsecilit. Studime të shumta kanë treguar se të jetuarit në këtë lloj klime ndikon në uljen e nivelit të stresit si dhe në cilësinë e gjumit.

  • Stili i jetesës

Jeta është më e qetë dhe njëkohësisht karakterizohet nga një shpirt aventurier. Ky stil jetese është padyshim një nga arsyet më tërheqëse për të pasur një shtëpi në mal. Të qenit më pranë natyrës krijon edhe një qasje më të lehtë në një sërë aktivitetesh, si ecja në natyrë apo çiklizmi, duke ofruar gjithnjë mënyra të ndryshme për të qëndruar sa më aktiv.

  • Sezon në 4 stinë

Zonat malore janë një zgjedhje e përsosur për t’u qetësuar  në çdo stinë. Nuk ka rëndësi nëse është dimër apo verë. Opsioni për të gjitha stinët mbart në vete të bukurën që ato ofrojnë për ta shfrytëzuar në çdo aspekt, si nga ana e aktiviteteve të ndryshme që të krijon mundësi secila stinë, edhe në aspektin klimatik.

  • Investim i sigurt

Kur zgjidhni të investoni në një zonë malore, të jeni të sigurt që vlera e investimit tuaj vetëm do të rritet. Përfitimet nga ky investim mund të vijnë nga programet e qiradhënies ose rishitja e pronës në një kohë të mëvonshme. Gjithnjë dhe më shumë njerëzit po priren drejt investimeve në këto zona.

Promovimi në këtë drejtim i ka kthyer shumë nga atraksionet malore të vendit tonë në “thesare” për të investuar. Shkrirja me atë që vetë destinacioni ofron bën përfshirjen natyrale të asaj që investohet për t’u mirëpritur nga lokaliteti si një vlerë e shtuar e zonës. Duke përqafuar këtë filozofi,“Belvedere Korça” ka hedhur hapat e sigurt në këtë drejtim. Projektuar në një stil arkitekture me shtëpitë karakteristike që stilizojnë rrugicat e Korçës, Belvedere vjen si një mundësi e artë investimi në këtë vend. I pari kompleks malor, turistik dhe rezidencial i cili ofron komoditetin e të jetuarit në një komunitet që dëshiron të përjetojë atë çfarë qyteti me bujari ofron.

Nëse tashmë është koha për një investim të ri, alternativa për një shtëpi në një zonë malore është konkrete dhe e prekshme. Pse “Belvedere Korça”? Vendndodhje optimale gjeografike, potencial të fuqishëm në rritje, infrastrukturë dhe destinacione turistike. Pozicionuar në mes të natyrës, sinonim i rehatisë dhe komoditetit.
“Belvedere Korça” Adresa e re e lumturisë suaj

img

BRE&H

Related posts

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona   Ngjyrat...

Continue reading
by BRE&H

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe? Ja 4 arsye për ta kuptuar nëse jeni...

Continue reading
by BRE&H

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës?

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? Ja 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences...

Continue reading
by BRE&H