Compare Listings

Përurohet kompleksi rezidencial dhe turistik Belvedere Korça

Përurohet kompleksi rezidencial dhe turistik Belvedere Korça

Përurohet kompleksi rezidencial dhe turistik Belvedere Korça



Mes muzikës qytetare të lehtë dhe një atmosfere të pakohë, të premten u përurua fillimi i punimeve

të kompleksit rezidencial dhe turistik Belvedere Korça.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Presidenti i Grupit BALFIN, Z. Samir Mane, Zëvendës Presidentja për Real Estate & Hospitality, Znj. Ardiana Sokoli, aksioneri në këtë projekt, Z. Spiro Bardhi, CEO e Balfin Real Estate & Hospitality, Znj. Ledia Telhai, CEO i Mane TCI, Z. Erion Avram, investitorë, arkitektët e MA Studio & Partners, Z. Ervin Taçi dhe Znj. Klodiana Taçi, si dhe përfaqësues të tjerë nga Grupi BALFIN, klientë dhe partnerë.

Në fjalën e hapjes së ceremonisë, Znj. Ardiana Sokoli prezantoi Belvedere Korça, një kompleks që do të ndërtohet me materialet dhe teknologjinë më të fundit, frymëzuar nga vilat qytetare korçare të viteve ’20 – ’40. Kompleksi përmban 80 vila bazuar në 9 tipologji të ndryshme, që variojnë nga 150 deri në 500 m2, duke kënaqur në këtë mënyrë një segment të gjerë klientësh sipas nevojave dhe dëshirave të tyre.

“Ky është një projekt në fakt që të gjithë ne e kemi shumë përzemër dhe është i pari besoj i këtij lloji në qytetin e Korçës… Ashtu si në projekte të tjera të zhvilluara, jemi kujdesur të ndjekim dhe të zbatojmë standardet më të larta të ndërtimit. Kujtoj që standarde të ngjashme ne po ndjekim në ndërtimet që po bëjmë në Tiranë, në jug të Shqipërisë, në Palasë dhe janë standarde që ne i përdorim në zhvillimet që kemi jashtë Shqipërisë. Gjej rastin të përmend Austrinë, ku kemi përfunduar dy projekte të tilla dhe jemi duke studiuar projekte të tjera. Ndër këto standarde të reja do të përmendja sot në këtë ditë dimri eficiencën e energjisë apo edhe atë termike.

Ne do donim që të bënim dimrin në qytetin turistik të Korçës më të ngrohtë pse jo për të gjithë ata që bëjnë këtë investim edhe më të lirë. Një risi mendoj do jetë programi i qiradhënies së vilave, Renting Program, disponibël për pronarët që duan të kenë një përfitim financiar apo të realizojnë një kthim të investimit të tyre sa më shpejtë. Këtë proces e ofron për Belvederen kompania jonë tashmë e specializuar në ofrimin e këtij shërbimi, Balfin Real Estate & Hospitality”, u shpreh Znj. Sokoli.

Në mbyllje të fjalës së saj, Znj. Sokoli u shpreh falenderuese ndër të tjera për stafin mbi punën e palodhur në ndërtimin dhe marketimin e këtij kompleksi. “Besoj se po përurojmë sot një projekt që i përgjigjet në fakt vizionit të Presidentit të Grupit BALFIN dhe Z. Spiro Bardhi, një projekt mund ta quaja avangard për qytetin e Korçës, i cili ne mendojmë se do të jetë një dimension i ri urban duke respektuar në të njëjtën kohë trashëgiminë urbane, si edhe stilin e jetesës qytetare korçare“.

Arkitektja dhe njëherazi CEO i studios partnere MA Studio & Partners, Znj. Klodiana Taçi, u shpreh për qasjen jashtëzakonisht inteligjente të investitorëve për të bërë diçka ndryshe dhe të veçantë në këtë kompleks.

“E veçanta është kjo, në momentin që ata vijnë në Korçë, ata duhet të ndjehen në Korçë. Duhet ta jetojnë Korçën edhe në banesën që pavarësisht se nuk është vila qytetare e viteve ’20-‘30, është një vilë që sigurisht që, duke mos u përpjekur të kopjojmë sepse secila ka vlerat e veta, ne kemi sjellë module dhe tipologji në të cilat janë revokuar në një mënyrë a në një tjetër elementët dekoracionalë.

Kjo ka qenë sfida më e madhe, për të cilën ne na ka ndihmuar konsulenti artistik Spiro. Ajo që e bën më të veçantë është fakti se në 80 vila, gati-gati asnjë nuk është njësoj me njëra-tjetrën. Secila prej tipologjive janë trajtuar në mënyrë shumë të veçantë me elementet dekoracionalë që ne i kemi studiuar dhe i kemi pozicionuar të ndryshme në secilën prej tipologjive”, u shpreh Znj. Taçi.

Nuk mund të mungonte fjala e Presidentit të Grupit BALFIN, Z. Samir Mane, i cili ritheksoi veçantinë që mbart kompleksi Belvedere Korça. “Jam i sigurt që do ecin në gjuhën e arkitekturës të planifikuar. 80 vila shumë të bukura, karakter korçar, çfarë t’ju them më tepër, shpresojmë që ta kaloni mirë sot dhe nesër të filloni me mendimin për të blerë ata që duan të blejnë”, tha Z. Samir Mane.

Prerja e tortës ishte një moment simbolik për të gjithë, që shënoi kulmin e ceremonisë.

Nderet u bënë nga Z. Samir Mane, Znj. Ardiana Sokoli dhe Z. Spiro Bardhi.

Suksesi i Belvedere Korça u dëshmua në interesin e lartë që shumë nga të ftuarit shfaqën për të blerë një nga vilat plot hijeshi, të dizenjuara duke mbajtur në vëmendje arkitekturën tipike korçare. Kjo është koha e duhur për të investuar në një shtëpi që kombinon më të mirën e qytetit të serenatave, duke përfituar nga ofertat momentale për të jetuar a pushuar në
Belvedere Korça – Adresa e re e lumturisë suaj!

img

BRE&H

Related posts

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona   Ngjyrat...

Continue reading
by BRE&H

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe? Ja 4 arsye për ta kuptuar nëse jeni...

Continue reading
by BRE&H

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës?

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? Ja 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences...

Continue reading
by BRE&H