Compare Listings

Kujtime të një team retreat të Balfin Real Estate & Hospitality në Ohër

Kujtime të një team retreat të Balfin Real Estate & Hospitality në Ohër

Kujtime të një team retreat të Balfin Real Estate & Hospitality në Ohër



Team retreat shihet gjithmonë si një mundësi për të rigjeneruar stafin, duke ofruar një ‘arratisje’ nga rutina e përditshme që shpeshherë na pushton të gjithëve.

Për të realizuar këtë ‘arratisje’, Balfin Real Estate & Hospitality organizoi një staff retreat në qytetin e bukur të Ohrit, Maqedoni e Veriut.

Ndërthurja e të gjithë departamenteve së bashku krijoi mjedisin ideal për të shkëmbyer eksperiencat tona, teksa ndërmerrnim këtë aventurë të re për të njohur njëri-tjetrin më mirë dhe për të krijuar kujtime që do të mbeten gjatë.

Ky retreat shërbeu për të forcuar më tej shpirtin e skuadrës, duke iu dhënë mundësinë kolegëve të rinj të integrohen, ndërsa ekipit ekzistues të rikuperonin energjitë e tyre.

Aktivitetet e ndryshme dhanë mundësinë që çdokush të spikaste; dikush në kërcim, dikush me humorin e hollë e dikush me aftësitë e tij organizative për t’u përkujdesur për çdo detaj.

Pas kësaj fundjave argëtuese, jemi rikthyer të mbushur me energji, gati për të vënë në jetë projektet tona të së ardhmes si një lider në fushën ku operojmë.

img

BRE&H

Related posts

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona

Shtatë ngjyrat trend për 2022 dhe si t’i përdorim në shtëpitë tona   Ngjyrat...

Continue reading
by BRE&H

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe?

Ka ardhur koha të kaloni në një shtëpi më të madhe? Ja 4 arsye për ta kuptuar nëse jeni...

Continue reading
by BRE&H

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës?

Jeni ende duke menduar për pushimet e verës? Ja 5 arsye pse Green Coast Resort & Residences...

Continue reading
by BRE&H