Compare Listings

Balfin Real Estate & Hospitality një hub i rritjes dhe zhvillimit të potencialit njerëzor

Balfin Real Estate & Hospitality një hub i rritjes dhe zhvillimit të potencialit njerëzor

Balfin Real Estate & Hospitality një hub i rritjes dhe zhvillimit të potencialit njerëzor


Në kuadër të investimit të vazhdueshëm në infrastrukturë dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, Balfin Real Estate & Hospitality ka realizuar së fundmi një trajnim për aftësimin teknik në menaxhim të operacioneve hoteliere. Gjatë muajit shtator, ekspertë të huaj dhe vendas kanë trajnuar stafin në Green Coast Resort & Residences. Stafi i përbërë nga menaxherë dhe specialist ka marrë trajnim bashkëkohor lidhur me shërbimet profesionale ‘Front Office’ dhe ‘Opera PMS’.

Tematikat kryesore të trajnimit për shërbimet e pritjes dhe recepsionit përfshijnë:

  • Rëndësia e komunikimit me vizitorët dhe kolegët
  • Zgjidhja e çështjeve dhe problematikave me në qendër kujdesin ndaj klientit
  • Zgjidhja dhe adresimi i kërkesave dhe nevojave të klientëve
  • Procedurat standarde të operimit në kompani

Lidhur me sistemin Opera tematikat përfshinë:

  • Njohje e detajuar me sistemin e menaxhimit Opera
  • Funksionet për profilet dhe rezervimet
  • Recepsioni dhe arka
  • Menaxhimi i dhomave
  • Shërbimi ndaj klientit dhe mbyllja e ditës operacionale

Mbi këto trajnime të domosdoshme për rritjen profesionale të punonjësve dhe shërbimit të ofruar, znj. Valbona Turja, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore në BREH shprehet:

Trajnimi i stafit është një nga segmentet më të rëndësishme të menaxhimit të Burimeve Njerëzore krahas punësimit të stafit të ri. Në këtë drejtim për kompaninë është qëllim konkret të  këtë punonjës të trajnuar, me aftësi dhe përvojë, për t’iu përgjigjur cilësisht sfidave në rritje të industrisë hoteliere.

Harmonizimi i mikpritjes si virtyt i shqiptarëve me standardet rajonale & ndërkombëtare të hotelerisë është vlere e shtuar. Suksesi i programeve të trajnimit në vite matet përmes rritjes së indikatorëve të performancës së biznesit në këtë industri.

  1. Emil Huna, eksperti i ardhur posaçërisht në Shqipëri, shprehet:

Në vitet e fundit, në shumicën e rasteve që përmendet Shqipëria në sferat e hotelerisë botërore, konsiderohet si një gur i çmuar ende i pazbuluar dhe me potencialin për t’u kthyer në liderin e sektorit të turizmit në rajon. Me sa shoh, Balfin Real Estate & Hospitality dhe Green Coast & Residences, kanë kapacitetin, ambicien dhe vizionin për ta kthyer këtë gur të çmuar në thesarin e rajonit.”

Trajnimi vijon ende me simulime të situatave të përditshmërisë dhe zgjidhjeve të dhëna. Vlen të theksohet se tashmë fokusi i shërbimeve në Green Coast Resort & Residences ka në qendër klientin dhe eksperiencën që merr  gjatë akomodimit në resort apo aktiviteteve të tjera që mund të bëjë në të gjitha hapësirat e dedikuara. Ne besojmë se eksperienca ekselente për të cilën ne punojmë çdo ditë është mesazhi më i mirë dhe i vërtetë që mund të përcjellim. Stafi i mirëtrajnuar është pjesë e rëndësishme e suksesit të resortit në çdo sezon dhe gjatë gjithë vitit.

img

BRE&H

Related posts

Sukses i paparashikuar i “Univers City”

Sukses i paparashikuar i “Univers City” Shënohet rekord i shitjeve, 500 njësi në 100...

Continue reading
by BRE&H

Keni nevojë për një ndryshim ? Po vjen Next to Vala Mar…

Keni nevojë për një ndryshim ? Po vjen Next to Vala Mar... Pas suksesit të Vala Mar...

Continue reading
by BRE&H

Përurohet kompleksi rezidencial dhe turistik Belvedere Korça

Përurohet kompleksi rezidencial dhe turistik Belvedere Korça Mes muzikës qytetare të...

Continue reading
by BRE&H