Compare Listings

“Lungomare” e Green Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021

“Lungomare” e Green Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021

“Lungomare” e Green Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021


Destinacioni i verës 2021 duket se do të jetë “Lungomare” e Green Coast Resort & Residences. Një kilometër e gjatë, shëtitorja elegante e Green Coast Resort & Residences, është vlerësuar me çmim ndërkombëtar që prej inaugurimit të saj 4 vite më parë. Revista prestigjioze e arkitekturës ndërkombëtare “The Plan” ka vlerësuar me çmimin e parë projektin e Lungomares së “Green Coast Resort & Residences” në ceremoninë solemne të mbajtur në Lido, Venecia, në datën 18 Maj 2017. Shëtitorja është e projektuar si shoqëruese e “Plazhit të Çezarit”, ndaj Monedha e Çezarit, e vendosur në fillim të saj është monumenti artistik që e simbolizon më mirë.

Që prej hyrjes në resort, shëtitorja fton për çlodhje njësoj sa bregu i Palasës me guralecë të bardhë. Në të dyja krahët e shëtitores janë pozicionuar njësi të ndryshme shërbimi për të gjitha nevojat e vizitorëve të Green Coast Resort & Residences. Shëtitja përgjatë restoranteve dhe bareve, është si ecejakja në një panair ku ke mundësi të ndalesh, të admirosh, të shijosh dhe përzgjedhësh. Së pari në të majtë, ndeshesh menjëherë me një “sports-bar” që ofron sporte të ajrit dhe ujit, që të tërheq vëmendjen menjëherë me ngjyrat e tavolinave të sërfit, kanoeve, parashutave dhe kamerdareve të lojërave të ujit.

Sytë e vizitorëve dashurohen menjëherë me “Nazar”, Beach – Bari që tashmë prej disa vitesh shquhet për stilin luksoz dhe të rafinuar. Në Nazar, plazhi është çdo ditë një aventurë dhe çdo natë një festë! Delikatesa e kuzhinierit italian Giuseppe Muscia bashkon shijen e detit me përbërësit organikë dhe produktet e freskëta të zonës duke i servirur me artin e dizajnit mbi pjatë. Nazar do të ofrojë ekskluzivisht një paketë shërbimesh premium si Bamboo SPA, masazh dhe trajtime, por edhe këndin e “accessories shop” për këdo që kujdeset të shtojë elegancë në paraqitje.

Ulliri Restaurant është eksperienca më e re e gastronomisë në bregdetin e jugut. Tek Ulliri menuja ka në qendër mishin. Servirur midis pastave me delikatesë italiane dhe garniturës plot fantazi, mishi i Black Angus-it amerikan, Angus-it francez apo Limusin francez, do t’ju mbetet gjatë në mend.

Beach-Baret në krah të shëtitores janë të shumëllojshme dhe unike, jo vetëm për stilet e veçantë të arkitekturës, por edhe për kujdesin e shtuar në mikpritjen dhe trajtimin e çdo pushuesi. ELITE Bar – Chill & Relaks; Bohemian Bar – Elegancë & karakter; Calme Bar – Socializim & njohje të reja; Capri Bar – La bella Vita.

Satbere Hoxha, drejtore e aseteve dhe shërbimeve pranë Balfin Real Estate & Hospitality, shprehet se: “Shëtitorja është ndër asetet më të vyera të Green Coast. Është pikëtakimi i banorëve, pushuesve, sipërmarrësve dhe vizitorëve. Vitin e kaluar, shëtitorja dhe bizneset përgjatë saj kanë mikpritur rreth 70 mijë vizitorë, një destinacion masiv që këtë vit pritet të rritet me 45%. Ftesa kryesore e Green Coast Resort & Residences është për të gjithë ata që dëshirojnë një eksperiencë të plotë për këtë sezon veror dhe pikërisht këtu i gjejnë të gjitha.”

Në shëtitore, banorët rezidentë të Green Coast, pushuesit dhe vizitorët, do të gjejnë edhe shumë njësi utilitare të përditshmërisë si FarmaNet – Farmaci, Enjoy – Fine Cigars & Sprits, SPAR – supermarket, apo ATM 24 orë. Shëtitorja, qendra e socializimit, është plotësuar tashmë me shërbime për banorët rezidentë, të cilët gjejnë gjithçka u nevojitet për jetesë komode në vilat e tyre në të katërta stinët. Bizneset e shumta, të reja dhe të konsoliduara, mirëpresin çdo vizitor e veçanërisht rezidentët, banorët e përhershëm të Green Coast, me produkte dhe shërbime që synojnë drejt shumëllojshmërisë dhe ekselencës. Rezidentët do të kenë mundësi të çlodhen edhe me libra të një këndi biblioteke apo këndin e lodrave për fëmijët.

Këtë vit, plazhi ekskluziv i banorëve rezidentë, “Caesar’s Beach”, do të ofrojë një gamë të plotë lehtësirash dhe shërbimesh sikurse dhe mirëmbajtje dhe kujdes rigoroz për pastërti,  në respektim të plotë të rregullave të pandemisë që po kalojmë. Çadra me shezlonet mund të prenotohet nëpërmjet recepsionit të resortit, i cili është në gatishmëri 24 orë. Perimetri i sigurisë së plazhit është i garantuar si në zonën e pushimit ashtu edhe në det me shërbimin profesional ‘Baywatch’. Parkingu i rezidentëve është në dispozicion të tyre.

I gjithë resorti dhe stafi do të ofrojë mikpritje të plotë, me cilësi dhe finesë për të gjithë rezidentët, vizitorët dhe miqtë e Green Coast Resort & Residences. Tashmë një katalog krenarie për bregdetin shqiptar, Green Coast bën një ftesë të hapur për pushuesit vendas dhe të huaj për eksperiencë

 

Ulliri Restaurant është eksperienca më e re e gastronomisë në bregdetin e jugut. Tek Ulliri menuja ka në qendër mishin. Servirur midis pastave me delikatesë italiane dhe garniturës plot fantazi, mishi i Black Angus-it amerikan, Angus-it francez apo Limusin francez, do t’ju mbetet gjatë në mend.

Beach-Baret në krah të shëtitores janë të shumëllojshme dhe unike, jo vetëm për stilet e veçantë të arkitekturës, por edhe për kujdesin e shtuar në mikpritjen dhe trajtimin e çdo pushuesi. ELITE Bar – Chill & Relaks; Bohemian Bar – Elegancë & karakter; Calme Bar – Socializim & njohje të reja; Capri Bar – La bella Vita.

 

Satbere Hoxha, drejtore e aseteve dhe shërbimeve pranë Balfin Real Estate & Hospitality, shprehet se: “Shëtitorja është ndër asetet më të vyera të Green Coast. Është pikëtakimi i banorëve,

mesdhetare të pakrahasueshme. Me evente të panumërta që do të mbahen përgjatë gjithë sezonit, shëtitorja e Green Coast, do të jetë edhe këtë vit një destinacion për kënaqësinë dhe çlodhjen e të gjithëve.

 

img

BRE&H

Related posts

Kujtime të një team retreat të Balfin Real Estate & Hospitality në Ohër

Kujtime të një team retreat të Balfin Real Estate & Hospitality në Ohër Team...

Continue reading
by BRE&H

Balfin Real Estate & Hospitality feston një sezon të suksesshëm në Green Coast Resort & Residences

Balfin Real Estate & Hospitality feston një sezon të suksesshëm në Green Coast Resort &...

Continue reading
by BRE&H

Balfin Real Estate & Hospitality një hub i rritjes dhe zhvillimit të potencialit njerëzor

Balfin Real Estate & Hospitality një hub i rritjes dhe zhvillimit të potencialit...

Continue reading
by BRE&H