Kompania më inovatore e vitit 2020

Kompania më inovatore e vitit 2020
“Time Share & Vacation Exchange” e shpallin Balfin Real Estate & Hospitality, si kompaninë më inovatore të vitit 2020. Përkushtimi ndaj klientëve, për të sjellë për herë të parë në Shqipëri platformat ndërkombëtare të turizmit elitar, u shpërblye nga juria e Balfin Innovation Summit. Sot, klientët e Green Coast Resort & Residences kanë mundësinë të shijojnë hotelet dhe resortet elitare kudo në botë, falë këtij inovacioni.
BALFIN Group e organizoi këtë aktivitet të përvitshëm kushtuar ideve të reja që nxisin zhvillimin. Në këtë aktivitet ndërkombëtar patën mundësi të prezantonin idetë e tyre punonjësit e Grupit nga 7 shtete të ndryshme. |BALFIN Innovation Summit ‘20| u zhvillua në Tiranë me pjesëmarrje të kufizuar fizike, por u sigurua që të gjithë punonjësit e Grupit BALFIN ta ndiqnin online.
Vlerësimin për idetë e prezantuara e bëri një juri e përzgjedhur e përbërë nga z. Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, z. Artan Hoxha, Administrator i Tirana Business University, dhe znj. Matilda Shehu, Drejtore e Operacioneve të Biznesit në Grupin Balfin.
Join The Discussion