Compare Listings

“Terapia Blu”- Arratisu nga rutina e përditshmërisë drejt magjisë së natyrës… Rrëmbehu nga lumturia dhe relaksi që “bluja” ofron!

“Terapia Blu”- Arratisu nga rutina e përditshmërisë drejt magjisë së natyrës… Rrëmbehu nga lumturia dhe relaksi që “bluja” ofron!

“Terapia Blu”- Arratisu nga rutina e përditshmërisë drejt magjisë së natyrës… Rrëmbehu nga lumturia dhe relaksi që “bluja” ofron!


Palasë 2020


“Ata që jetojnë pranë detit, vështirë se do të formonin një mendim të vetëm në të cilin deti nuk do të ishte pjesë!” – Hermann Broch.


“Terapia Blu”

Shumë prej nesh e lidhin detin me ndjenjën e lumturisë, relaksit dhe shkëputjes nga rutina e përditshmërisë drejt arratisjes në natyrën magjepsëse.

Jeta është e shpejtë dhe dinamike. Jetojmë në rutinën e përditshme urbane, e cila për hir të së vërtetës është shumë e vrullshme dhe shpesh ndjejmë se kemi nevojë për një “rikarikim’ në mënyrë që mendja dhe trupi të jenë më produktivë e kreativë…

Një udhëtim drejt “blusë” do të ishte një arratisje e ëmbël nga rutina e përditshme duke qenë plotësisht i pranishëm në gjithçka që hasim për të kapur pamjet magjike, si dhe duke u ndjerë i përqafuar nga natyra e mrekullueshme përreth.

Filozofia “Mendësia Blu”, subjekt i hulumtimeve Europiane tashmë në rritje, është duke u studiuar nga biologu dhe studiuesi kalifornian Wallace J Nichols, i cili beson se uji është ilaç dhe brenda 10 vitesh do të jetë në fokus të çdo individi për të planifikuar shpesh arratisjen në magjinë e tij.

Ne besojmë fort se njerëzit që janë tashmë duke e shfrytëzuar fuqinë e ujit dhe jetojnë pranë detit, janë më të lumtur dhe gëzojnë një stil jetese më të shëndetshme.

Ndër të tjera njerëzit e apasionuar pas sporteve mund të shijojnë edhe aktivitete të shumta ujore si:

  • Zhytja është një ndër terapitë më të mira dhe çdo kush duhet ta provojë! Mund të ndihesh i lodhur nga ritmi i shpejtë i jetës dhe nga gjithçka që je duke kaluar, por kur zhytesh brenda ujit, çdo gjë fshihet si me magji, një përtëritje e mendjes dhe e trupit duket se ndodh që në çastin e parë që ti humbet kontaktin me ajrin e takon detin magjik. Ti bëhesh një me botën nënujore dhe ndjen që stresi dhe lodhja zhduken si me magji.
  • Hedhja me parashutë pranë detit të jep gjithashtu një tjetër adrenalinë pabesueshmërisht të fuqishme…dhe pikërisht në momentin kur ti je në ajër, ti je pjesë e diçkaje që është shumë herë më e madhe se ty. Mund të ndjesh mijëra ndjesi të fluturojnë rreth teje. Je i lirë. Dhe pikërisht në këtë moment të venitet e gjithë xhelozia që kishe për zogjtë e qiellit sepse ç’ndryshim mund të ketë midis teje dhe zogjve të qiellit? Asgjë. Nuk ka më limite. Hap krahët e fluturo përgjatë detit të pafund.
    Të shohësh kupën e zjarrtë të diellit teksa shuhet në blunë e detit dhe e bën horizontin të skuqet, të luash  volejboll në guralecët e bardhë që po ftohen e sërish të ngrohin teksa prekin lehtë lëkurën, të ulesh buzë detit e të shijosh muzikën e lehtë që krijojnë dallgët teksa puthin shkëmbinjtë e largohen përsëri sikur të duan të luajnë me to, shoqëruar me cicërimat e lumtura të zogjve, të jesh me miqtë apo familjen duke shijuar një pije e duke ndezur një zjarr të ngrohtë gjatë kohës kur pëlhura e freskisë së natës përqafon vendin, është ndjenja e mrekullueshme që mbush qënien tënde me jetë. Për ne deti është plotësisht një inspirim, në prezencën e të cilit, ti ndjen që nuk je më vetëm.


    Pas çastit magjik kur sytë e mi panë detin, nuk munda më të shihja, të mendoja, apo të jetoja njësoj si më parë.”-Jacques-Yves Cousteau


img

oraldo

Related posts

Në jugun e Shqipërisë, pushime në standarde e cilësi si resortet më elitare në mbarë botën

Në jugun e Shqipërisë, pushime në standarde e cilësi si resortet më elitare në mbarë...

Continue reading
by oraldo

Green Coast Resort and Residences vijon të promovohet jashtë kufijve të Shqipërisë… këtë herë në Zyrih, Zvicër

Green Coast Resort and Residences vijon të promovohet jashtë kufijve të Shqipërisë… këtë...

Continue reading
by oraldo

Grupi Balfin dhe Green Coast – në Konferencën Adria Forum, Zagreb

Grupi Balfin dhe Green Coast – në Konferencën Adria Forum, Zagreb Grupi BALFIN...

Continue reading
by oraldo

Join The Discussion