Compare Listings

Green Coast mbështet sërish studentët ekselentë të turizmit

Green Coast mbështet sërish studentët ekselentë të turizmit

Green Coast mbështet sërish studentët ekselentë të turizmit


Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë globale dhe në gjithë komunitetin përkatës. Teksa në vitin 2018 kjo industri gjeneroi 10.4% të Prodhimit të Brendshem Bruto në rang global duke rritur ndjeshëm treguesit e punësimit, viti 2019 pritet të mbyllet me shifra akoma më optimiste.

first

Në Shqipëri duke iu referuar të dhënave zyrtare të INSTAT por edhe të World Travel and Tourism Council (WTTC), vihet re një rritje e konsiderueshme e numrit të turistëve vit pas viti dhe ndërkohë parashikimet për ecurinë e pozicionimit të saj për vitet e ardhshme, janë tepër pozitive.

second

Faktor kryesor në krijimin e turizmit të qëndrueshëm e njëkohësisht edhe sfida aktuale në sektorin e turizmit në vendin tonë, është kualifikimi i burimeve njerëzore dhe punësimi i tyre. Në këtë kuadër, Green Coast i cili vazhdimisht ka prezantuar në Shqipëri shërbime dhe programe inovative dhe punon maksimalisht për të ofruar standardin e munguar prej vitesh në turizmin shqiptar, ka ndërmarrë një nismë në drejtim të mbështetjes së studentëve që studiojnë për të punuar në këtë industri.

Ashtu si dhe vitin e kaluar, edhe këtë vit Green Coast akordoi sërish bursë studimi për studentë ekselentë në degën e Turizmit.

third

Këtë vit fituese e bursës është Drilona Shehi, 23 vjeç, studente e degës “Menaxhim Turizmi“, pranë Universitetit të Tiranës. Kriteret kryesore të përzgjedhjes së Drilonës si fituese e kësaj burse, ishin arritja e rezultateve të larta gjatë nivelit bachelor, si edhe dega e përzgjedhur e studimeve në fushën e turizmit. Kjo iniciativë ndërmerret në kuadër të vlerësimit të studentëve të turizmit, si një potencial i lartë për t’u punësuar pranë projektit Green Coast.

“Green Coast është projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit e një ndër projektet me impakt të madh në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Duke synuar që edhe në Shqipëri të kemi mundësi të prekim nivelin elitar të turizmit sikurse në vendet më të zhvilluara të botës, ne po punojmë për të ngritur një strukturë të mirëfilltë dhe mekanizma të shumëfishtë, të cilat përfshijnë edhe arsimimin e kualifikimin e burimeve njerëzore. Bursat që po ofrojmë për të mbështetur studentët ekselentë të turizmit janë një pikë e rëndësishme e gjithë strategjisë dhe punës që po bëhet në këtë drejtim”– shprehet Ogerta Manelli, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Green Coast.

four

E pyetur pse vendosën të ndërrmarrin këtë iniciativë, znj. Manelli shprehet:

“Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje po përmend një shrehje të Nelson Mandella: Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdorësh për të ndryshuar botën.

Nëpërmjet kualifikimit të burimeve njerëzore e më pas punësimit të tyre në profilin ku ata specializohen, jemi në rrugën e duhur për rritjen e standardeve të turizmit”.

Si një industri shumë dinamike e me ndryshime të vazhdueshme, turizmi kërkon vazhdimisht burime të kualifikuara njerëzore, me njohuri dhe aftësi të reja, të nevojshme për të kryer në mënyrë sa më efikase të gjitha funksionet menaxheriale, administrative e operacionale. Në këtë kuadër, Green Coast synon që këtë nismë ta kthejë në një traditë ku çdo vit të mbështesë e të përgatisë studentë ekselentë të turizmit, duke kontribuar që në gjenezë në krijimin dhe ofrimin e turizmit elitar në Shqipëri.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e tij, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2019 Grupi Balfin alokoi 1 milionë e 50 mijë euro dhe padyshim që mbështetja e arsimit dhe kualifikimit të mëtejshëm profesional, përfshirë edhe fushën e turizmit zë një vend të rëndësishëm.

img

oraldo

Related posts

Green Coast Resort and Residences vijon të promovohet jashtë kufijve të Shqipërisë… këtë herë në Zyrih, Zvicër

Green Coast Resort and Residences vijon të promovohet jashtë kufijve të Shqipërisë… këtë...

Continue reading
by oraldo

Grupi Balfin dhe Green Coast – në Konferencën Adria Forum, Zagreb

Grupi Balfin dhe Green Coast – në Konferencën Adria Forum, Zagreb Grupi BALFIN...

Continue reading
by oraldo

“Terapia Blu”- Arratisu nga rutina e përditshmërisë drejt magjisë së natyrës… Rrëmbehu nga lumturia dhe relaksi që “bluja” ofron!

“Terapia Blu”- Arratisu nga rutina e përditshmërisë drejt magjisë së natyrës… Rrëmbehu...

Continue reading
by oraldo

Join The Discussion