Compare Listings

Një vepër gjigande arti për të promovuar faktet historike të Palasës

Një vepër gjigande arti për të promovuar faktet historike të Palasës

Një vepër gjigande arti për të promovuar faktet historike të Palasës

Pozicionuar menjëherë pas qafës së Llogorasë, nga ku mund të shijohet pamja mahnitëse e lindjes dhe perëndimit të diellit, ngrihet Palasa me bukuri që të magjeps e të lë vërtet pa fjalë.
Ujërat e kristalta të Jonit që lagin Palasën dhe gërshetohen lehtësisht me gurët e bardhë bashkë me shkëmbinjtë e prerë si me thikë që prekin kaltërsinë e thellë të detit, mbartin histori dhe mistere pa fund.

Shkëlqimi i gurëve të bardhë karakteristikë të zonës së Palasës, dukshëm lartëson historinë e saj, e cila daton me mijëra vite para Krishtit.
Dikur një port ku lulëzonte tregtia, Palasa u bë dhe destinacioni i perandorit romak Jul Çezarit, i cili në betejën ndaj kundërshtarit të tij Pompeut, në vitin 48 para Krishtit, ankoroi anijet dhe zbarkoi legjionin e tij në Akrokeraune, në bregun e Palasës (e quajtur në atë kohë Paleste). Kjo luftë civile që përfshiu perandorinë romake, ishte një luftë që nuk kishte të bënte vetëm me fatin individual të Jul Çezarit dhe Pompeut si protagonistët kryesorë, por njëkohësisht ishte vendimtare për fatin e perandorisë dhe përcaktimin e sistemit të qeverisjes.
Historia e Jul Çezarit nuk mbetet thjesht në kufijtë e legjendës dhe gojëdhënave popullore, por historianët na e sjellin të dokumentuar sipas dëshmive të vetë Jul Çesarit në ditarin e tij si edhe të disa autorëve të antikitetit në botime si: “De bello Civili” e Çezarit, “Bella Civilia” e Apianit dhe “Pharsalia” e Lukanit, të cilat përshkruajnë me shumë detaje këtë aventurë.

Për të risjellë në vëmendje këtë fragment të historisë, së fundmi rruga që ndoqi Çezari me ushtrinë e tij është bërë e aksesueshme dhe një destinacion turistik për të gjithë të apasionuarit pas natyrës dhe historisë. Ky itinerar tashmë quhet shtegu “Në gjurmët e Çezarit” dhe lidh Parkun Kombëtar të Llogorasë me Monumentin e Natyrës, Delta e Përroit të Palasës.

Në mënyrë që historia e lashtë e kësaj zone jo vetëm të ruhet, por edhe të njihet nga të gjithë ata që e vizitojnë, në Green Coast Resort & Residences është ngritur një skulpturë gjigande me diametër 4 metër, e punuar nga artistë të njohur të artit figurativ. Kjo vepër arti është pozicionuar pikërisht aty ku mendohet që ka nisur rrugëtimi i Çezarit – aty ku tashmë shtrihet shëtitorja e Green Coast, buzë detit magjik Jon. Skulptura e cila ka formën e një monedhe me ikonën e Jul Çesarit është punuar me material inoks për t’i rezistuar kohës dhe kushteve atmosferike të klimës në bregdet. Ndonëse e vendosur prej pak kohësh në Green Coast, kjo vepër arti po promovon më së miri faktet historike të Palasës dhe po kthehet në një atraksion turistik për të gjithë ata që vizitojnë apo pushojnë në këtë zonë.

 

Palasa, me vlera të shumta historike e kulturore dhe me bukuri natyrore si magji përralle ju mirëpret ta vizitoni!

img

Balfin Real Estate

Related posts

Të blesh apo të jetosh me qira?

Të blesh apo të jetosh me qira? Gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë pikëpyetja...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Studimi nga ekspertët, si rritet me 10-15% në vit vlera e pronës në Green Coast, resorti më elitar në vend

Studimi nga ekspertët, si rritet me 10-15% në vit vlera e pronës në Green Coast, resorti më...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Balfin Real Estate – kompania e cila garanton sukses për të gjithë të interesuarit në fushën e pasurive të patundshme

Balfin Real Estate - kompania e cila garanton sukses për të gjithë të interesuarit në fushën...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Join The Discussion