Compare Listings

Të blesh apo të jetosh me qira?

Të blesh apo të jetosh me qira?

Të blesh apo të jetosh me qira?

Gjithmonë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë pikëpyetja nëse zgjedhja më e mirë është të blesh apo të jetosh me qira pasi secila alternativë ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Në fakt, nëse bëni një kërkim të thjeshtë apo i hidhni një vështrim të shpejtë historisë, do të kuptoni menjëherë që një pjesë e madhe e personave të cilët janë pasuruar, e kanë arritur këtë falë investimit në pasuritë e patundshme.
Zgjedhja varet nga shumë faktorë dhe mbi të gjitha është shumë individuale, megjithatë ekspertët në fushën e pasurive të patundshme, përmendin pikat më poshtë si avantazhe të forta pse të blesh shtëpi është më mirë sesa të jetosh me qira:

Për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, kontaktuam me znj. Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive në Green Coast Resort.
Sa herë që më drejtohet një pyetje në lidhje me çmimin e vilave në Green Coast, ajo që më vjen në mendje, është shprehja e William Armstrong: “Diçka që unë u them të gjithëve është të mësojnë rreth pasurive të patundshme. Përsërisni pas meje: Tregu i pasurive të patundshme siguron kthimin më të madh të të ardhurave, vlerat më të larta dhe riskun më të ulët”. Kjo shprehje është plotësisht e vërtetë, veçanërisht kur bëhet fjalë për projektet e zhvilluara nga Grupi Balfin, të cilat gjithmonë garantojnë rritjen e vlerës së pronës.

Në mënyrë të veçantë Green Coast Resort, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit dhe njëkohësisht projekti më i madh dhe më elitar në Shqipëri, garanton rritjen me shpejtësi të vlerës së pronës falë projektimit dhe zhvillimit të tij bazuar në një analizë të fortë, studimeve paraprake dhe implementimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe produkteve unike. Vendndodhja strategjike e zgjedhur me kujdes që në fillim, cilësia e lartë e ndërtimit, ofrimi i shërbimeve për të garantuar nivel elitar të jetesës, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e vlerës së pronës, por jo vetëm kaq. Green Coast është i njohur tashmë për idetë inovative, programet e reja dhe produktet unike që ka sjellë në tregun shqiptar, të tilla si Programi i Qiradhënies, koncepti Time Share apo Lehtësirat e financimit, ofruar në bashkëpunim me bankat kryesore në Shqipëri.

  • Vlera e shtëpisë nuk arrin asnjëherë në zero, sikurse mund të ndodhi kur investon në fusha të tjera. Një shembull është investimi në aksione, i cili mund të shkojë në zero për arsye të
    ndryshme, ndërkohë që pasuritë e patundshme kanë gjithmonë vlerë edhe në raste kur tregu dhe ekonomia kanë probleme, sepse pasuritë e patundshme kanë gjithmonë një vlerë utilitare.
  • Investimi në pasuritë e patundshmë është një ndër format më të sigurta dhe që siguron të ardhura në rritje, pasi vlera e shtëpive rritet në mënyrë të vazhdueshme.
  • Kur investon në fushën e pasurive të patundshme, ke mundësinë e përfitimit nga të ardhurat pasive, nëpërmjet dhënies së shtëpisë me qira. Gjenerimi i të ardhurave të vazhdueshme nga qiraja,
    ndihmon në rrritjen e pasurisë dhe investimit në një pronë tjetër në të ardhmen.
  • Duke blerë një shtëpi, ju siguroni një pasuri të trashëgueshme për pasardhësit tuaj.
  • Fleksibiliteti për të arreduar ambientin sipas preferencave tuaja dhe mundësia për të bërë ndryshime dhe përshtatje sipas nevojës, do tju bëjnë të ndiheni më mirë dhe më
    të lumtur.
  • Të jetuarit në të njëjtin vend, të ofron stabilitet, komoditet dhe lidhje më të fortë me komunitetin që të rrethon.
  • Studimet tregojnë që stabiliteti ndihmon gjithashtu që fëmijët tuaj të kenë një sjellje më të mirë në përgjithësi, si edhe performancë dhe rezultate më të mira në shkollë.
  • Nuk rrezikon të kesh shpenzime të rritura të paparashikuara, sikurse mund të ndodhi me rrijten e vlerës së qirasë pas një periudhe kohe nga qiradhënësi.
  • Ke mundësi të shumta të gjesh alternativën më të mirë të mundshme, që i përshtatet më së miri nevojave dhe kërkesave të familjes tuaj. Ndërkohë që nëse kërkon shtëpi me qira, mund të kesh zgjedhje të limituara në varësi të disponibilitetit në periudhën e nevojshme.

Nëse jeni ende në dilemë, ju ftojmë të kontaktoni me ekspertët e pasurive të patundshme, në Balfin Real Estate.

Ju mirëpresim!

—-

Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose kontaktoni në: info@balfinrealestate.al; +355 698014999.

img

Balfin Real Estate

Related posts

Studimi nga ekspertët, si rritet me 10-15% në vit vlera e pronës në Green Coast, resorti më elitar në vend

Studimi nga ekspertët, si rritet me 10-15% në vit vlera e pronës në Green Coast, resorti më...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Balfin Real Estate – kompania e cila garanton sukses për të gjithë të interesuarit në fushën e pasurive të patundshme

Balfin Real Estate - kompania e cila garanton sukses për të gjithë të interesuarit në fushën...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Vipat shqiptarë zgjedhin këtë resort për të pushuar apo xhiruar videoklipet e tyre

Vipat shqiptarë zgjedhin këtë resort për të pushuar apo xhiruar videoklipet e tyre I...

Continue reading
by Balfin Real Estate

Join The Discussion